Kek Me Qumesht Te Kondensuar
Kek Me Qumesht Te Kondensuar

Kek Me Qumesht Te Kondensuar

Kuzhint.com

Përbërësit për kremin:

500 gr krem qumeshti (hopla ose pana)

1 kuti me qumesht te kondensuar, panda (zaharuho gala)

2 luge mjalte,

2 luge buding,

Për pandispanjen:

10 luge sheqer,

10 kokrra vezë,

10 luge mjell (farina qe fryeht vete)

Përgatitja:

Ndajme te verdhat nga te bardhat, rrahim te verdhat me 5 luget sheqer, me pas rahim dhe te bardhat me 5 luget e tjera te sheqerit

Kur te bardhat te jene rrahur plotesisht sa mos bien nga teli, i bashkojme me masen e vezve te verdha, shtojme miellin pak nga pak dhe hedhim ne forme te rrumullakte sasine ne forme, shtroni leter furre, sapo te piqen e leme te pakten 2 ore te ftohet me pas presim ne tre pjese pandispanjen

Vendosim qumeshtin panda reth 2 ore ne ngrirje, me pas rrahim krem qumeshtin me qumeshtin panda, shtojme mjaltin, budingun dhe e rrahim deri sa te mos bjere nga teli.

Shtrojme ne pjatele nje pjese pandispanje, nje shterse nga kremi e keshtu me radhe deri sa te dalim ne krye.

E zbukurojme me korne anembane nga siper mund te shtoni leng cokollate dhe ndonje frut sipas deshires tuaj.


Fjalet kyqe : embelsira  qumesht  kondensuar  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Tavë e Prizrenit – Tavë me bamje
Toptha me mishë dhe makarona
Toptha me gështënja