Kek me limon jeshil
Kek me limon jeshil

Kek me limon jeshil

Kuzhint.com

Përbërësit 310 gram miell i bardhë 1-2 lugë lëkurë limoni 150 gram cokollatë e bardhë 2 lugëza maja pluhur 260 gram gjalpë 100 gram sheqer kokërr 3 vezë 60 ml qumësht kripë Kremi 150 gram sheqer pluhur 1 lugë gjalpë 1 lime (limon jeshil) 120 gram cokollatë e bardhë për spërkatje Nxehni furrën në 180 gradë Celsius.

Lyeni me gjalpë një formë keku që ka unazë në mes. Tretni në banjomari cokollatën dhe lëreni më pas të ftohet Përzjeni 300 gram miell, majanë dhe pak kripë. Rrihni në krem 250 gram gjalpë me sheqer dhe lëkurën e limonave jeshilë të grirë hollë.

Shtoni të verdhat e vezëve një nga një. Hidhni cokollatën dhe përzjerjen me bazë miellin, alternuar me qumësht. Rrihni në shkumë të bardhat e vezëve dhe shtojani përzjerjes.

Vëreni brumin në formë dhe piqeni për 40-50 minuta, ose derisa anët të marrin ngjyrë.

Lërëni në tavë për 10 minuta, kthejeni dhe lëreni të ftohet plotësisht. Përgatitni kremin, hapeni mbi ëmbëlsirë dhe spërkateni me copëzat e cokollatës së bardhë, ose në formë fijesh. Kremi: Rrihni në krem gjalpin e tretur me sheqer, 1-2 lugë lëng limoni jeshil dhe lëkurën e grirë në sasi të mjaftueshme për të përfituar një krem të lëngshëm.


Fjalet kyqe : embelsira  limon  jeshil  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Llokuma gatuar nga Shpresë Bajrami Velići
Torte boshnjake
Kifle te zeza me sherbet