Kek me copa cokollate
Kek me copa cokollate

Kek me copa cokollate

Kuzhint.com

Perberesit; -400gr miell -200gr sheqer -200ml qumesht -150gr gjalp ne temperature ambjenti -100gr cokollate te zeze -3 veze -1 bustine vanilje -1 bustine pluhur pjekes -1/2luge e vogel sode buke -pak kripe Pergaditja; Rrahim per disa minuta me ndihmen e nje mikseri gjalpin ne temperature ambjenti me sheqerin derisa te perftojme nje perberje kremoze.

Shtojme nje nga nje vezet duke patur kujdes te mos hedhim vezen e dyte nese e para nuk eshte thithur plotesisht nga masa me gjalp dhe sheqer.

Duke vazhduar rrahjen shtojme dalengadale qumeshtin e vaket derisa e gjithe perberja te rezultoje homogjene. Ne nje ene tjeter perziejme miellin, pluhurin pjekes, soden e bukes, vaniljen dhe pak kripe, te cilat ia shtojme mases se mesiperme derisa brumi te rezultoje pa kokerriza.

Se fundi, shtojme edhe cokollaten e prere ne copeza te vogla duke e perziere mire. Me brumin e perftuar, mbushim stampat per mafins te cilat i kemi lyer paraprakisht me pak gjalp dhe miell dhe i vendosim per tu pjekur ne furre te parangrohur ne 180 �C per rreth 20-25 minuta derisa te fryhen dhe te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe. Pasi jane pjekur, i leme akoma edhe per 5 minuta ne furre me deren hapur, me pas i nxjerrim nga furra dhe i leme te ftohen plotesisht perpara se ti sherbejme. *Keshille: Ne vend te cokollates se zeze, keket mund te pregatiten edhe me cokollate me qumesht, te bardhe apo te gjitha llojet qe deshironi.

Gjithashtu per ti dhene nje shije akoma me te vecante, mund ti shtojme pak krem uiski perberjes i cili shkon jashtezakonisht me cokollaten.

Provoni gjithashtu edhe me lengun e 1 portokalli!


Fjalet kyqe : embelsira  copa  cokollate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Gjelle (qorbe) me karota dhe gjoks pule
Vezët të shëndetshme edhe për sy!
Kek me portokall dhe luleshtrydhe!