Këshilla për funksionimin e mirë të zorrës së hollë
Këshilla për funksionimin e mirë të zorrës së hollë

Këshilla për funksionimin e mirë të zorrës së hollë

Kuzhint.com

Këshilla për funksionimin e mirë të zorrës së hollë Zorra e hollë luan një rol shumë të rëndësishëm në organizmin e njeriut.

Ajo ka pjesën më të rëndësishme të tretjes, thithjes dhe transportit të lëndëve ushqyese në organet e tjera.

Gjithashtu ajo prodhon enzima që shpërbëjnë ushqimin.

Duke ndjekur disa këshilla ju do të ruani një shëndet sa më të mirë të zorrës së hollë. Dieta e duhur; Ushqyerja e mirë është ekuivalenti i shëndetit të mirë të organeve të trupit tonë.

Kjo është arsyeja pse ruajtja e një diete të mirë garanton një shëndet të mirë për zorrën e hollë. Dieta e duhur ndihmon tretjen.

Moderimi është çelësi.

Konsumi i ushqimeve që kanë përmbajtje të lartë fibrash ndihmon në lëvizjet peristaltike, por gjithashtu është e pa shëndetshme që të konsumoni vetëm nga këto lloj ushqimesh.

Frutat dhe perimet janë gjithashtu shumë të mira për zorrën e hollë. Konsumoni sa më shumë ujë, i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në pastrim e rrugëve të tretjes .

Bëni sa më shumë ushtrime, pasi jo vetëm përmirësojnë formën tonë fizike por përmirësojnë edhe funksionet e organeve tona si dhe shëndetin tonë të përgjithshëm.

Përtypni mirë pasi kur ushqimi përtypet mire, forma fizike zhduket duke lehtësuar procesin e tretjes.

Trupi përdor më pak energji për të tretur.

Për më tepër, ushqyesit e ndryshëm nga ushqimet që përdorim shpërhapen më shpejtë nga ushqimet e përtypura më mirë.


Fjalet kyqe : keshilla  funksionimin  mire  zorres  holle  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Salate me mozzarella dhe makarona
Kifle me peta te gateshme
Peta te gatshme me gjoks pule