Kadaif me muhalebi
Kadaif me muhalebi

Kadaif me muhalebi

Kuzhint.com

Persona : 8 Koha e Përg. : 10m Koha e Pjekjes : 30m Gati për : 40m

Përbërësit : 300 gr kadaif 100 gr margarinë 5-6 lugë gjelle sheqer 1 gotë uji arra të thërmuara

Për muhalebinë : 1 lt qumësht 1 gotë uji sheqer 4 lugë gjelle miell 3 lugë gjelle niseshte 1 e verdhë veze 200 gr pana 1 lugë gjelle vanilje

Përgatitja : Kadaifin e copëtojmë me duar në copa të vogla.

Për ta copëtuar më lehtë, kadaifin e lemë në ngrirje për 1. 5-2 orë.

Në një tigan të thellë hedhim margarinën, sheqerin dhe kadaifin.

I kavërdisim bashkë derisa kadaifi të fillojë të marrë pjesërisht ngjyrë kafe, shtojmë arrat dhe i përziejmë.

E heqim nga zjarri dhe e lemë mënjanë.

Përgatisim muhalebinë: Në një tenxhere mbi zjarr hedhim qumështin, sheqerin, miellin, niseshten dhe i përziejmë.

Shtojmë të verdhën e vezës dhe vazhdojmë ta përziejmë.

Kur muhalebia të bëhet gati, e heqim nga zjarri.

E lemë për rreth 10 minuta të qetësohet dhe pastaj i hedhim panën dhe vaniljen. , e përziejmë mirë.

Në një tepsi hedhim gjysmën e kadaifit me arra dhe e shtrijmë mirë.

Me anë të një luge e ngjeshim paksa sipërfaqen.

Mbi kadaifin që shtruam hedhim muhalebinë.

Tregojmë kujdes që të përhapet në mënyrë të njëtrajtëshme.

Pastaj mbi muhalebinë shpërndajmë me dorë pjesën tjetër të mbetur të kadaifit në mënyrë që të mbulohet e gjithë sipërfaqja.

Pasi e kemi lënë për rreth 2-3 orë në frigorifer, e ndajmë në pjesë sipas dëshirës dhe e shërbejmë të ftohtë.


Fjalet kyqe : embelsira  kadaif  muhalebi  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Lëngu energjik për shëndet
Ëmbelsirë e shijshme me bajame
Mozzarella me domate dhe spec djegës