
Kaçimak me këpurdha të pjekura
Kuzhint.comPërbërsit (rreth 4 porcione):
0. 5 kg këpurdha, të coptuara në gjysmë ose feta,
2 lugë gjelle vaj ulliri,
1 lugë gjelle uthul balsamike,
1 lugë gjelle hudhër e grirë imët,
Kripë dhe piper i zi sipas shijës,
gotë majdanoz,
Për Kaçamakun nevojiten:
2 gota qumësht,
1 gota ujë,
1luge e çajit kripë,
1gotë miell i misrit për kaçamak,
2 lugë gjelle gjalpë,
1 gotë djath parmesan i grirë në rende.
Furrën e parangrohim në 200 grade C.
I vendosim këpurdhat e pastruara në një tavë dhe i përziejmë me vajin e ullirit, uthullën balsamike, hudhrën e grirë, kripën dhe piperin.
Këpurdhat i pjekim në furrë për 15-20 minuta ose derisa të zbuten.
I përziejmë një ose dy herë gjatë pjekjes.
Pas pjekjem e shtojmw majdanozin sipas deshires.
Në ndërkohë e përgatisim kaçamakun sipas recetës tuaj apo si udhëzim mund të përdorni recetën në vazhdim.
Në një tenxhere vendosim qumshtin, ujin, kripën dhe e lëmë të marrë valë në zjarr të avashëm.
Pasi masa merr valë e shtojmë miellin e kaçamakut dhe përziejmë mirë që të mos formohen kokrriza.
E ulim zjarrin dhe e përziejmë masën mirë çdo 5 minuta derisa masa të bëhet e njëtrajtshme pas rreth 30 minutash zierje.
E largojmë tenxherën nga zjarri dhe shtojmë gjalpin dhe parmezanin.
Shtojmë këpurdhat e pjekura sipër kaçamakut nëpër enë për servim.
Gjella rekomandohet të shërbehet e nxehte.
Fjalet kyqe : tradicionale kacamak kepurdha pjekura
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Tatli te mbushura

Kekë me krem çokolade
