Ja shkaqet e konsumit te tepërt të kripës
Ja shkaqet e konsumit te tepërt të kripës

Ja shkaqet e konsumit te tepërt të kripës

Kuzhint.com

Përdorimi i tepërt i kripës shkakton rritjen e tensionit të gjakut i cili lidhet me paraqitjen e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru, gjegjësisht me sëmundje të cilat sot janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë. Konsumimi i tepruar i kripës lidhet edhe me kancerin e stomakut, dhimbjet e veshkëve dhe paraqitjen e gurëve në veshkë, osteoporozën dhe shfaqjen e edemës. Nga të gjitha strategjitë e shëndetit publik, zvogëlimi i përdorimit të kripës në ushqim është një nga masat më të lehta të mundshme të shëndetit publik.

Gati 80% kripë që e konsumojmë gjatë ditës i referohet kripës së “fshehtë”.

Pjesa më e madhe e kripës që e marrim në organizëm fshihet në ushqimin e gatshëm apo gjysmë të gatshëm. Para blerjes lexoni me kujdes në etiketën e prodhimit sa është sasia e natriumit. Ushqimet që ju duhet të shmangni janë: Produktet e mishit të thatë: sallam, salçiçe, pashtetë dhe produkte të tjera të ngjashme; pemë dhe perime të konzervuara; “ushqim të shpejtë” si pica, hamburgerë apo patate të skuqura; ushqime të përpunuara të ngrira; salca të gatshme, mustardë, majonezë, supë në qese. Ushqime brejtëse (snacks) të tilla si patatina, shkopinj, kikirikë, fistikë, kokoshka; djathra të fortë, djathra të butë (për lyerje), peta brumi; pjekurina si buka, pasta dhe ‘kornfleiks’ tërshëre apo misri; kujdes në konsumimin e ujit mineral i cili përmbanë natrium. Kripa e pakët në organizmin tonë do të thotë një shëndet më i mirë.


Fjalet kyqe : keshilla  shkaqet  konsumit  tepert  kripes  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Si të pregatisim polenta?
Ëmbelsirë  me badema
Lule basani një ilaç natyral kundër depresionit