
Ja pse duhet të përdorim piper të zi
Kuzhint.comKeto ne foto jan bima dhe burbuqet e piperit te zi ;
Piperi i zi është një erëz e përgjithshme dhe i dobishëm për shëndetin.
Ai ka një aftësi të rëndësishme jo vetëm në përmirësimin e shijes së ushqimeve, por ka dhe një sërë efektesh të shëndetshme në organizmin tonë.
Piperi i zi ka veti antibakteriale, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të traktit digjestiv.
Përpos në zorrë, piperi i zi i lufton edhe bakteret gjetiu në organizëm.
Ai ka edhe veti antiinflamatore, prandaj është i dobishëm për personat që vuajnë nga astma, artriti, e ndoshta edhe nga sëmundjet autoimune.
Piperi i zi është plot materie ushqyese, duke përfshirë edhe fibrat ushqimore, vitaminat C dhe K, manganin dhe hekurin.
Përbërësi i piperit të zi, i quajtur piperin, ndikon në rritjen e sekretimit të thartirës së lukthit, e cila ka veprim mbrojtës, duke mbytur shumicën e baktereve që depërtojnë në lukth.
Piperi i zi është efikas edhe te ata që vuajnë nga mungesa e pigmentit në disa pjesë të lëkurës.
E, në fund, duhet të themi se piperi i zi është efikas edhe për humbjen e kileve të tepërta.
Fjalet kyqe : keshilla duhet perdorim piper
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Kek me kos dhe kakao

Kifle me djath
