
Hudhra dhe efekti i saj në qarkullimin e gjakut
Kuzhint.comNë mesin e shumë dobive shëndetësore, hudhra luan rol të rëndësishëm edhe në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.
Studime të shumta shkencore kanë vërtetuar se efekti pozitiv i hudhrës në shëndetin sistemit kardiovaskular është se ajo i ruan qelizat e gjakut dhe enët e gjakut nga inflamacioni dhe proceset oksiduese.
Hudhra ka në përbërjen e saj një varg të lëndëve me përmbajtje sulfuri, duke na mbrojtur kështu nga stresi oksidues dhe inflamacioni.
Ajo po ashtu ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të trigricerideve dhe të kolesterolit në përgjithësi, njofton Mjeku.
Përveç kësaj, hudhra mbron enët e gjakut edhe nga bllokimi, pasi pengon krijimin e mpiksjeve të gjakut, falë një përbërësi shumë të veçantë, që quhet ajoene.
Hudhra ka aftësi impresive edhe në uljen e tensionit të lartë të gjakut.
Mendohet se efektive në këtë drejtim është alicina, që është përbërësi kryesor i hudhrës.
Kjo substancë bllokon aktivitetin e angiotensinave, duke penguar kështu kontaksionin (ngushtimin) e padëshiruar të enëve të gjakut dhe rritjen e tensionit të gjakut.
Hudhra eshte konsideruar si antibiotik natyral Ajo ruan floren e abdomenit nga kepurdhat candida te kolonizuara rrezikshem ne paretet e traktit intestnal dhe jo vetem kaq ul tensionin kardiovaskular.
Fjalet kyqe : keshilla hudhra efekti qarkullimin gjakut
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Nje keshille per peshqiret qe pastrohemi!

Akullore me arom vanilje
