
Embelsir me qershia
Kuzhint.comPerberesit:
500 gr Qershia kompot,
125 gr Sheqer,
75 gr Gjalpë,
500 gr Ricotta (gjize),
3 Luge gjelle leng limoni,
2 Luge qaji levore limoni,
80 gr Grize pluhur.
Pergaditja:
I kullojme qershijat me kullojse.
Furren e nxehim 180 Grad.
Marrim nje tepsi 26 cm e lyejm me vaj.
Ndajme vezet.
Te bardha i rrahim me mikser me 60 gr sheqer.
Ne nje ene tjeter rrahim gjalpin me sheqerin e mbetur pastaj ia shtojme te verdhat e vezeve nje nga nje.
Pasi te perzihen mire perberesit ia shtojme gjizen, lengun e limonit, levoren e limonit si dhe grizen.
Krejt ne fund ia shtojme te bardhat e vezeve te rrahura duke e perzier me kujdes.
Derdhim brumin ne tepsi e rrafshojme mire dhe ne tere siperfaqen i shperndajme qershijat.
Te pjeket ne furre 50 minuta.
Pasi te pjeket e largojme nga furra e lem te ftohet dhe e pluhurosim me sheqer pluhur.
Ju beft mire!
Fjalet kyqe : embelsira embelsir qershia
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Buka;si gatuhet dhe si do ta ruaj butsin e saj per 2-3 dit

Mish viqi(ramstek) me patate
