Embelsir me çokolad dhe kokos
Kuzhint.comPerbersit:
- 250 gr gjalp krem (në temperaturën e dhomës)
- Sheqer 2/3 filxhan
- 200 gr miell
- 1 1/2 e luges pluhur pjekje
- 4 vezë
- 4 lugë qumësht
- 1 pako sheqer vanilje
- 3 lugë pluhur kakao
Kremi i kokosit :
- 500 ml qumësht
- 6 lugë bollgur
- 200 g të gjalpit krem (në temperaturën e dhomës)
- Sheqer 2/3 e filxhanit
- 200g kokos
çokollad ose karamel per dekorim
Pergaditja;
Mixojm gjalpin me sheqer duke e përzier tërësisht.
Shtojm vezët një nga nje tek masa me gjalp duke e perzier herëpas here me një lëvizje elektrike.
Gradualisht shtojm miellin, qumështin, pluhurin per pjekje, kakaon pluhur, sheqer vaniljen dhei perziejm deri sa te behet një masë homogjene.
Brumë e perfituar e hedhim ne nje tepsi 24-27 cm në formën per ëmbëlsira , të veshura me një letër per pjekje.
Tepsin e fusim ne furre të nxeht per ta pjekur në një 180 � C për 20-25 minuta.
Pasi te pjeket e leme qe te ftohtë dhe pandispanjen e prejm në dy shtresa horizontale.
Në një tigan të vogël vlojm qumështin dhe gjalpin.
Gradualisht, duke perzier ngadalë, qumështin dhe duke i shtuar bollgur e përziejm tërësisht derisa te merre vlim.
Atëherë hiqni tigan nga të nxehtit, shtoni sheqer dhe thërrima te kokosit.
Përziejm tërësisht dhe masen e lëmë qe të ftohet pak.
Marrim njeren pet dhe e vendosim ne nje pjatanc ku siper ia qesim kremin e kokosit e rrafshojm dhe siper kremit ia vendosim edhe peten tjeter
Embëlsiren e dekoroj ne sipërfaqen e siperme me çokollad apo me karamel dhe pastaj e vendosim në frigorifer për të paktën 3 orë ose mundësisht brenda natës qe te ftohet.
Fjalet kyqe : embelsir qokolad kokos