Embëlsirën Spanjolle
Embëlsirën Spanjolle

Embëlsirën Spanjolle

Kuzhint.com

Përbërësit: 500 ml qumësht 500 gr djath i llojit Philadelphia 4 vezë 100 gr gjalpë 100 gr miell 250 gr sheqer i bardhë 1 limon (vetëm lëkura) 1 lug çaj kanellë Metoda e përgatitjes: Rrahim vezët me sheqerin.

Mund të përdorni dhe ndonjë mikser elektrik.

Me pas shtojmë gjalpin e shkrirë por jo të nxehtë.

Në hapin tjetër shtojmë djathin dhe vazhdojmë me rrahjen.

Shtojmë lëkuren e limonit se bashku me kanellën.

Shtojmë më pas qumështin.

Në fund hedhim miellin pak nga pak në mënyre qe mos të krijohen kokrriza. Masën e krijuar e hedhim në një enë ku e kemi lyer me pak gjalpë. Tavën e fusim në furrë në temperaturën 200 �C dhe e pjekim për 30 minuta.

Do të kuptojmë kur është pjekur pasi sipërfaqja do të karamelizohet. Pasi të jetë pjekur e lemë të ftohet dhe e shërbejmë në feta.

Kjo ëmbëlsirë mund të shërbehet në çdo stinë.

Ju bëftë mirë... /Puhia. com/


Fjalet kyqe : embelsira  embelsiren  spanjolle  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Mufinsa me  kokos
Tavë me Patate dhe Lulelakër
Petulla