Embëlsirë dy shtresore
Embëlsirë dy shtresore

Embëlsirë dy shtresore

Kuzhint.com

Përbërësit:*5 vezë*5 lugë sheqer*5 lugë miell*2 lugë kakao*1 pluhur për pjekurina

Përbërësit për sherbetin:*1 gotë sheqer*1 gotë e gjysëm ujë*(gota duhet të ketë masën 200 ml)

Përbërësit për kremin e parë:*2 pudinga vanilje*6 lugë sheqer*700 ml qumësht*200 gr margarin*100 ml ajkë e ëmbël e rrahurr(hoplla)*1 sheqer vanile

Për dekorim ;

*çokolatë e zeze te grirë në rende.

Përgatitja:

Fillimisht përziejmë të verdhat e vezëve me sheqer, pastaj i shtojmë miellin, kakaon dhe pluhurin për pjekurina.

Në fund shtojmë të bardhat e vezëve të rrahura në shkumë të fortë.

Përzijmë mirë dhe e qesim në tepsi të lyer me yndyre.

Pjekim në temperaturë rreth 200*C.

Deri sa të piqet ziejmë sherbetin(mundet edhe pa sherbet, vetem e spërkatim pak me qumësht)

Pasi të ftohet ëmbëlsira ia qesim sherbetin e vakët.

Përgatitja e kremit :

Ziejmë pudingat sipas udhezimit në paketim.

Kur të ftohet pudingu i shtojmë margarinën e rrahur, ajkën e rrahur si dhe vanil sheqerin.

Siper ëmbëlsirën e qesim kremin e pergaditur pastaj përmbi e zbukurojmë me çokolatë të grirë në rende.


Fjalet kyqe : embelsira  embelsire  shtresore  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Qofte me patate
Dhjami i derrit  mrekullia e shume smundjeve
Të mirat e piperit të kuq