Eklera gatuar nga Kadire Hashani
Eklera gatuar nga Kadire Hashani

Eklera gatuar nga Kadire Hashani

Kuzhint.com

Perbersit:

  • 2 gota ujë
  • 1 gote vaj
  • 2 gota miell
  • Gjysëm pecive
  • 4 vezë

Pergaditja:

Me nje tenxhere shtojme 2 gota uje dhe 1 gote vaj per te vluar, pastaj pasi te vlon shtojme 2 gota miell dhe e fergon 2-3 minuta pastaj e largon nga zjarri dhe e le te ftohet.

Pastaj shtojme 4 vezet dhe gjysem peciv dhe i rrahim shume deri sa te fitohet nje brum i trashe.

Leshojme furren ne 180 grade, marrim tepsien e lyejm, brumin e fituar e vendosim ne shiring te tullumave dhe bejme forma.

Format e fituara i vem ne tepsi dhe i fusim ne furre perafersisht 20-25 min.

Kremi ;

2 litra qumësht

15 luge sheqer

8 luge miell

5 luge nisheste

1 sheqer vanille dhe pak margarin (gjalpe)

Pergatitja;

Nga qumshti largojme dy gota qumesht te ftoht, kurse qumshtin tjeter e vem ne zjarr se bashku me sheqerin. marrin nje ene dhe vendosim, 8 luge miell, 5 luge nisheste, 2 veze dhe 1 vanile ne fund shtojme 2 gotat me qumshtin e ftohur dhe i perziejm deri sa te treten.

Ne anen tjeter pasi te vlon qumshti me sheqer, menjehere shtojme tretjen e fituar dhe e perziejm deri sa te trashet kremi. Pastaj ne fund e shtojme margarinin dhe e perziejm mire deri sa te shkrihet margarini ne kremin e fituar. .

I mbushim ekleret e pjekur te ndare per gjysem dhe i dekorojme sipas deshire.


Fjalet kyqe : embelsira  eklera  gatuar  kadire  hashani  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Makarona me mishe  pule
EMBELSIR   GREKE ME BUK  TE THEKUR
Keshilla per shkelqimin e flokut tuaj