Domate të  mbushur në  furre(dollma)
Domate të mbushur në furre(dollma)

Domate të mbushur në furre(dollma)

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

1 kg domate (të mesme),, 600 gr mish i grirë,, 2 lugë gjelle vaj,, 1 filxhan çaji tul buke bajate e thërmuar,, 2 qepë të thata,, 2 speca jeshil,, 1/2 lugë salcë, Kripë,, Piper i zi,

Pregaditja e recetës :

Domateve u bejmë një prerje horizontale jo të plotë tek pjesa e bishtit.

Pjesën e prerë që ngjan si kapak, e ngremë lart dhe me ndihmën e një

luge të vogël i boshatisim domatet nga brenda.

Tulin që del nga domatet e kalojmë nga rendeja dhe e lemë veç.

Në një tigan kavërdisim qepët dhe specat e prerë hollë.

Shtojmë mishin e grirë dhe bukën dhe i kavërdisim bashkë.

Në fund shtojmë tulin e domateve, kripën dhe erëzat dhe pasi e kavërdisim dhe pak e heqim nga zjarri.

Me harxhin e përgatitur mbushim domatet dhe i vendosim në një tepsi.

Sipër i njomim me salcën e tretur në 2-3 lugë ujë.

Domatet i vemë në furrë të ngrohur në 180 C dhe i pjekim për 25-30 minuta.

Servimin e bejm me patate te skuqura, pilaf, ose pire sipas deshires qe keni.

Speca dollma me mishe sot pèr dreke nga Bardhe Buqaj.


Fjalet kyqe : gjellera  speca  mbushur  furr  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

PJESHKA, PEMA QË JU MBRON NGA KANCERI
Petulla te mbushura me qokollad
Çaji i gjelbër përmirëson punën e trurit