Dobësohuni gjatë fundjavës
Dobësohuni gjatë fundjavës

Dobësohuni gjatë fundjavës

Kuzhint.com

Janë pesë lloje ushqimesh, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në dobësimin tuaj, por edhe në pasjen e një shëndeti të mirë.

Më poshtë do të njiheni edhe me disa mënyra të thjeshta që i shërbejnë këtij qëllimi gjatë fundjavës.

Nëse keni vendosur që të dobësoheni dhe të qëndroni në formë gjatë gjithë kohës, atëherë duhet të ndiqni këshillat e mëposhtme, tepër efikase dhe të shëndetshme për organizmin tuaj.

Fillimisht do të njiheni me ushqimet me veti dobësuese dhe më pas me sjelljet që duhet të praktikoni në fundjavë, nëse dëshironi të hiqni shpejt kilet e tepërta.

Portokalli i kuq ose me shegë - Nëse do të konsumoni shpesh këtë lloj portokalli, nuk do të vuani më nga mbajtja e ujit, por as edhe nga uria nervore.

Portokalli, i pasur me vitaminë C, ndihmon gjithashtu në luftimin e celulitit.

Falë përbërësve, lëngu i portokallit pastron mëlçinë dhe ul nivelin e kolesterolit.

Ananasi, kullues dhe tretës - Ananasi ka pak kalori dhe duke qenë i pasur me ujë, mund të favorizojë eliminimin e lëngjeve.

Falë bromelinës (përbërës i ananasit), kjo frutë lehtëson tretjen e proteinave më komplekse.

Çaji jeshil: redukton lodhjen - Çaji jeshil, falë përbërësve të tij të mirë, stimulon metabolizmin, redukton lodhjen dhe lehtëson procesin e përdorimit të yndyrave për të prodhuar energji.

Qepa e bardhë: antioksidante dhe pastruese - Qepa e bardhë përmban vlera pastruese dhe antioksidante.

Ndihmon në heqjen e celulitit dhe mbajtjen e ujit, falë vitaminave dhe kripërave minerale që ajo përmban.

Shalqiri: Përmbush shijen - Shalqiri përmban 92% ujë dhe pavarësisht ëmbëlsisë së tij, në të vërtetë përmban pak sheqerna, pra edhe pak kalori.

Ai konsiderohet si fruta më pastruese për organizmin, në një kohë që lufton edhe problemin e mbajtjes së ujit.

Si të dobësoheni në fundjavë?

Ndonjëherë mjaftojnë vetëm disa truke të vogla për të humbur ndonjë kile më shumë.

Në fakt, do të ishte e mjaftueshme që të bënit shumë kujdes gjatë fundjavës, kohë në të cilën gjithkush e lëshon veten përpara frigoriferit dhe gatimeve të shumëllojshme në kuzhinë, apo mbrëmjeve jashtë shtëpisë.

Ne ju këshillojmë gjashtë truke, të cilat nëse ndiqen me kujdes, mund të japin rezultate fantastike!

Të premten

Shmangni koktejet me shije shumë të ëmbël, sepse kanë shumë kalori dhe organizmi i thith shumë shpejt.

Zgjidhni një pije me shije të fortë, të tipit bloody mary dhe sigurisht konsumoni më pak alkool.

Mos u ulni në banak, ku janë edhe gatimet e lehta (snack), sepse tundimi për t’i ngrënë të gjitha, do të jetë shumë i madh.

Do të ishte më mirë që të porosisnit mish pule të bardhë, ose ndonjë ushqim tjetër të lehtë.

Të shtunën:

Nëse ju merr shumë uria, ndërsa jeni duke bërë shopping, do të ishte më mirë që të kishit me vete në çantë diçka të lehtë për të ngrënë, sesa të shkonit në barin e parë që ju zënë sytë.

Ky vakt i vogël nuk duhet t’i kalojë 200 gramët e kalorive.

Gjithçka që mund të konsumoni gjatë kohës që do të shihni një film në kinema, është patjetër me yndyrë, ndaj edhe në këtë rast është më mirë që të merrni diçka nga shtëpia.

Darka jashtë shtëpisë

Mund të quhet me plot gojën si mbretëresha e tundimeve! Shmangni gjithçka që është e skuqur, apo çdolloj gatimi tjetër të rëndë.

Qëndroni larg gjithçkaje që është e bërë me brumë.

Zgjidhni nga menyja gjithçka që është e pjekur në zgarë, ose ushqime të cilat janë të ziera dhe gjithashtu provoni të ndani porcionin tuaj me miqtë apo të afërmit!

Të dielën

Shumë shpesh dreka e së dielës është një katastrofë e vërtetë kalorike, por ju gjithsesi duhet të bëni gjithçka për ta evituar, nëse doni të dobësoheni! Zgjidhni të hani shumë fruta dhe perime, ose të gatuani vetëm një pjatë kalorike sa më të lehtë.

Televizori

Lëreni të fikur, merrni biçikletën, kompletin tuaj sportiv dhe bëni aktivitet fizik! Mund të bëni vrap, ose të hidheni me litar ose gjithçka tjetër të ngjashme vetëm e vetëm që mos rrini ulur!


Fjalet kyqe : keshilla  dobesohuni  gjate  fundjaves  pese  ushqimet  ndihmojne  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Frozen Elsa torte
Mantia me mishë dhe kaqkavall
Pogaqe mufins te shpejta