Disa veti të mira të qajit mente
Disa veti të mira të qajit mente

Disa veti të mira të qajit mente

Kuzhint.com

Koha për t’u freskuar me çaj mente

Nuk ka asgjë si aroma që lirohet kur uji valon bashkë me gjethet e mentes.

Kjo do t’iu freskojë dhe relaksojë në të njëjtën kohë, një cilësi e rrallë që e kanë vetëm gjethet e mentes.

Një arsye tjetër për të konsumuar çajin e Mentes - Relakson muskujt, ndihmon tretjen e ushqimit, dhe heq ngërçet, kështu mentja bëhet edhe më e shijshme për barkun tuaj.

Gjallëroni këmbët tuaja

Nëse sandalet verore kanë bërë një numër flluskash në këmbet tuaja, provoni këtë recetë me mente për pastrimin e këmbëve:

Përzieni 1 filxhan kripë deti, vaj ulliri 1/3 filxhan, dhe 6 pika vaj esencial mente.

Fërkoni këmbët butësisht pastaj shpërlajini ato.

Kripa e detit heq qelizat e vdekura ndërsa mentja lehtëson muskujt lënduar.

Përdoret si erëzë në gatim.

Gjethet e mentes këndshëm gjallërojnë gatimet, duke na bërë të shijojmë freskinë në çdo kafshatë.

Përgatisni një desert të shpejtë.

Bëni një shurup ëmbëlsirë ose pije të thjeshtë duke përgatitur këtë recetë:1 filxhan ujë, 1 filxhan sheqer, dhe 1 filxhan mente.

Përziejini bashkë dhe lërini të ziejnë.

Shtojeni këtë shurup të thjeshtë përsipër një grumbulli me gjethe të thara të mentes dhe shtojani një shisheje me vodka të mirë.

Përdoreni menten për shëndet.

Sipas disa artikujve shëndetësor mentja mund të përdoret për të parandaluar çdo gjë, duke filluar nga bllokimet nazale, në paqartësitë mendore, në frymëmarrjen e keqe, por dhe dhimbjet e kokës.


Fjalet kyqe : keshilla  disa  veti  mira  qajit  mente  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Tullumba
Si pergaditet Karameli  - nga tegatuajm.com
Biskota me kumbulla