Disa mënyrat natyrale për mirëmbajtjen e duarve
Disa mënyrat natyrale për mirëmbajtjen e duarve

Disa mënyrat natyrale për mirëmbajtjen e duarve

Kuzhint.com

Nëse dëshironi të keni duar sa më perfekte ne po ju sugjerojmë disa përbërës natyralë, të cilët e realizojnë më së miri këtë gjë.

Qumësht për thonjtë

Produktet artificiale nuk ofrojnë ushqyerjen e produkteve natyralë ndaj dhe po japim disa receta për maskat e duarve.

Limoni shërben për shumë qëllime, por më i rëndësishmi është kujdesi i lëkurës.

Nëse keni folur më parë me një dermatologe ose estetiste, do t’ju kenë treguar për përfitimet e mëdha që keni nga limoni.

Ai ju zbardh lëkurën e duarve dhe është antiseptik natyral, i cili mjekon shumë infeksione të fshehura të lëkurës.

Mjalti është një hidratues natyral.

Ai ul ashpërsinë e lëkurës duke kuruar prerjet dhe mavijosjet.

Gjithashtu hidraton indet e lëkurës, duke shkaktuar rritje të shpejtë.

Aplikojeni rregullisht te duart përpara se të flini në darkë.

I bën duart më të buta kur i prekni.

Vaji i ullirit konsiderohet si një nga bekimet e natyrës.

Kërkimet kanë provuar se nëse dëshironi lëkurë të butë, më e mira që mund të përdorni është vaji i ullirit, pasi e hidraton lëkurën shumë.

Gjithashtu është një trajtim i provuar tashmë për sëmundjet e zemrës.

Riparon dermisin (lëkura nën epidermë) duke i dhënë lubrifikimin e duhur.

Vaji i ullirit bllokon lagështirën në indet e lëkurës, e cila e bën lëkurën të duket e re më gjatë.

Mund t’i masazhoni duart me vajin e ullirit me kujdes, por është e rëndësishme që t’i lëvizni duart në drejtimin lart që ta mbani lëkurën në formën normale.

Kontribuuesit më të mëdhenj në shëndetin e lëkurës sonë janë vitaminat.

Njerëzit zakonisht e lënë pas dore marrjen e vitaminave, por nuk kuptojnë sesa negativisht ndikon kjo në shëndetin e lëkurës së tyre.

Vitaminat kanë aftësi kuruese.

Për këtë arsye ka një shumëllojshmëri suplementesh vitaminash të disponueshme në treg në ditët e sotme.

Mund të merrni tableta vitaminash ose kapsula të lëngshme.


Fjalet kyqe : keshilla  disa  menyrat  natyrale  mirembajtjen  duarve  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota te shpejta
Receta e bukes për diabetik
Embëlsirë me kremë  çokolade