
Disa keshilla qe mos te keni flok te yndyrshme
Kuzhint.comËshtë e rëndësishme që të merrni disa masa tepër të thjesht si të mos kriheni shpesh apo të mos i mbani duart në flokë gjatë gjithë kohës
Yndyra e flokëve përbën arsyen bazë të ankthit të bukurisë që mund të përballojë një grua.
Luftojeni atë duke marrë masa mbrojtëse dhe t’ju bëjnë që të harroni komplet ekzistencën e saj.
Përdorni një shampo që është posaçërisht për flokë me yndyrë ose një shampo për fëmijë.
Mundohuni të laheni përditë dhe përpiquni të mos prekë shampoja në rrënjët e flokëve, por mbajeni me gishtat tuaj shumë pak larg nga rrënjët.
Shplajini mirë flokët me ujë të fohtë ose të vakët sepse shampoja e mbetur në flokë mund të shkaktojë shumë yndyrë.
Nëse flokët tuaj janë shumë të yndyrshëm shmangiuni kremit të flokëve ose conditionerit.
Nëse duhet patjetër që të përdorni kremin e flokëve o se conditioner, përdoreni vetëm ne majat e flokëve.
Flokët e yndyrshëm janë nga vetë natyra të ndritshëm.
Mos hidhni mbi tufat e flokëve serum ose xhel shkëlqyes.
Shmangni krehjen e shpeshtë.
Përdorimi i shpeshtë i furçës mund të shtojë yndyrën.
Nëse nuk arrini që ti lani shpesh, përhapni pak pudër në rrënjët e kokës dhe më pas fshijeni me një peshqir të thatë.
Pudra do të thithë menjëherë yndyrën.
Krehje e përshtatshme është mbledhja e tyre lart ose një funky ponytail, e cila do të fshehë shënjat e yndyrës.
Shmangni që ti prekni shpesh flokët ose të kaloni gishtat tuaj ndërmjet tufave të flokut.
Fjalet kyqe : keshilla disa keni flok yndyrshme
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Shafrani

Biskota të mira me kakao
