Dieta Me Grejpfrut
Dieta Me Grejpfrut

Dieta Me Grejpfrut

Kuzhint.com

Të hash grejpfrut është ide e mirë, por mund të mos jetë baza e duhur për një dietë të mirëfilltë.

Mëso anët pozitive dhe negative që ka Dieta me Grejpfrut.

Dieta me Grejpfrut, që gjithashtu është quajtur Dieta Holliwood-it, gjendet mes nesh që nga 1950.

Ka shumë versione të kësaj diete për humbje peshe në mënyrë të shpejt, krejt duke u bazuar në të besuarit se enzimat që gjenden në grejpfrut mund të na ndihmojnë të djegim dhjamin kështu duke ofruar humbje peshe të shpejt.

Një pohim tjetër është se dietbërësit mund të humbin deri në 4. 5kg (10 pound) brenda 12 ditëve nga Dieta me Grejpfrut.

Gjatë kësaj diete ju do të hani gjysmë grejpfruti (apo pini një gotë me lëngë grejpfruti të shtrydhur) para mëngjesit, drekës dhe darkës.

Dieta me Grejpfrut është planë me pakë karbohidrate dhe e kufizuar në 800 kalori në ditë apo edhe më pak se aq.

Një ditë tipike e Dietes me Grejpfrut mund të përfshij grejpfrut së bashku me:

Vezë dhe proshutë për mëngjes Mish lope dhe salad për drekë Mish lope dhe salad për darkë.

Dietbërësit gjithashtu mund të pinë një gotë me lëngë domate apo qumësht të skremuar para se të flenë.

Kafeja dhe çaji lejohen gjatë kësaj diete (Dieta me Grejpfrut).

Dhe dietbërësit inkurarjohen të pijnë shumë ujë, të mos hanë mes vakteve (mëngjes deri drek, drek deri në dark), të hanë deri sa të ngopen gjatë secilit vakt, të mos ushtrojnë gjersa në diet për shkak të kalorive të pakta që konsumojnë.

DIETA ME GREJPFRUT: ANËT POZITIVE Profesionist të shëndetit tregojnë se dieta me grejpfrut ka disa anë pozitive.

Grejpfruti vërtet mund të ndihmoj në humbje peshe.

Nëse ka diçka speciale në grejfrupt që ndihmon të humbni peshë kjo është akoma e panjohur, por ka disa dëshmi që tregojnë se grejpfruit mund të jetë pjesë e mirë e një plani për humbje peshe.

Një studim ka zbuluar se pas 12 javëve ata që konsumonin grejpfrut të freskët me një placebo pilulë para ushqimeve (vakteve) kishin humbur afërsisht 1. 6kg (3. 5 pounds) që ishte dukshëm më shumë se sa ata që merrnin vetëm placebo pilulën.

Shumë nga ne kemi nevojë të hamë më shumë fruta.

Nuk ka dyshim se grejpfruti është një ushqim i shëndetshëm, thotë eksperti dietave Andrea Giancoli, zëdhënës i shoqatës Amerikanë Për Dietë.

Shumica prej nesh nuk hamë mjaft fruta dhe ushqime bimore, kështu që të shtosh grejpfrut dietës suaj është e arsyeshme kur provon të humbësh peshë.

DIETA ME GREJPFRUT: ANËT NEGATIV Edhe pse grejpfruti mund të ndihmoj të humbësh peshë,

Dieta me Grejpfrut si një plan ekstrem i humbes së peshës ndoshta nuk është ideal për arsyet në vijim:

Mbivlerëson vlerën e grejpfrutit. “Dieta me Grejpfrut niset nga ajo që kinse ka diçka magjike në grejpfrut, thotë Giancoli.

Por nëse i shton çfarëdo lloj frute dietës suaj dhe ndjek një plan të ushqyerit me pakë kalori, jo prapë se prapë do të humbni peshë.

“Nëse një person hanë më shumë fruta gjatë ditës, portokaj, molla, rrush apo grejpfrut, ata do të konsumojnë më pak kalori dhe njëkohësisht të ndihen të ngopur, thotë Katherine Tallmadge autore e librit Diet Simple: 192 Mental Tricks Substitutions Habits & Inspiration.

Humbja e peshes me gjitha gjasat është e përkohshme.

Nuk do të ndiqja një regjim (plan) që të bënë të ushqehesh në mënyrë të çuditshme, ” thotë Tallmadge. “Ndoshta arrin të humbësh 4. 5 kg në dy javë, por do ti fitosh ato menjëherë pas dietës.

Proteinat me shumë yndyrë janë burimi kryesor i energjisë tuaj.

Dieta me Grejpfrut ndalon shumë nga ushqimet e shëndetshme dhe lejon ushqimet e pashëndetshme, ” thotë Giancoli, i cili gjithashtu shton se mungesa e një strukture te kjo dietë mund të ju bëjë të hani shumë më shumë proshutë dhe mishrave tjera me shumë dhjamë – që disa njerëz përfundojnë duke shtuar peshë në vend se të humbin.

DIETA ME GREJPFRUT: NDËRVEPRIMET ME MEDIKAMENTE Ekziston rrezik potencial i ndërveprimit me medikamente kur grejpfruti konsumohet në sasi të mëdha.

Të hash grejpfrut është treguar se rritet rreziku juaj i helmimit nga medikamentet dhe efektet anësore negative të shoqëruara me këto medikamente : Statins Medikamentet anti-aritmike Supresantët e Sistemit të Imunitetit Bllokues të kanaleve të kalciumit

Bisedo me mjekun për të zbuluar nëse je në rrezik të këtyre ndërveprimeve.

Një dietë nuk mund të quhet e mirë nëse e vë në rrezik shëndetin tuaj.


Fjalet kyqe : keshilla  dieta  grejpfrut  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kifle te ftallume nga Hamza Sedo
Kollpite me mish te grire
Feta krem