Dallimet në mes të limonave
Dallimet në mes të limonave

Dallimet në mes të limonave

Kuzhint.com

Në mesin e dimrit dhe fillimin e pranverës, nëse dini të dalloni shkëlqimin e ndritshëm, do të vëreni gjithandej limona Meyer në seksione prodhuese.

Por, çka është ajo që i bën këto limona kaq të veçantë? Dhe, a janë me të vërtetë të ndryshëm nga limonat e zakonshëm?

Nëse jeni interesuar ndonjëherë të dini dallimin mes limonave Meyer dhe atyre të zakonshëm, këtu mund të gjeni përgjigjet.

Limonat e zakonshëm:Kur bëhet fjalë për limonat e zakonshëm, iu referohemi limonave të Lisbonës.

Tek ky lloj, gjenden dy varietete në seksionin prodhues.

Pamja:në krahasim me limonat Meyer, këto limona të zakonshëm janë dukshëm më të mëdhenj në madhësi, më të trashë, me teksturë, të ndritshme, lëkurë të verdhë dhe pulpë mesatarisht të verdhë.

Shija: ka një arsye pse shumica prej nesh nuk mund ta hanë limonin e zakonshëm – përmbajnë shumë acid apo janë të thartë.

Ata janë mesatarisht të ëmbël dhe kanë një shije të fortë që të jep ndjesinë e rrudhjes së gojës.

Disponueshmëria: përderisa ekzistojnë fruta që mund të dalin në periudha të caktuara të vitit, limonat e zakonshëm janë të disponueshëm në secilën sezonë.

Ju mund ti gjeni në seksionet prodhuese përgjatë gjithë vitit.

Limonat Meyer:Limonat Meyer nga ana tjetër, së pari herë janë paraqitur në Kinë në fillim të shek. 20 nga Frank Meyer, nga i cili edhe morën emrin Meyer.

Kjo agrume e ëmbël e sezonit dimëror mendohet të jetë kryqëzim mes limonit të zakonshëm dhe portokallit.

Kjo përzierje e bën këtë agrume kaq të veçantë.

Pamja:limonat Meyer janë më të rrumbullakët dhe më të vegjël se ata të zakonshëm, me lëkurë më të hollë, më të butë dhe me ngjyrë të verdhë më të theksuar, si dhe pulpë e errët e verdhë.

Dallimi vërehet shumë, sidomos kur i krahasoni përkrah njëri-tjetrit.

Shija: Meyer limonat nuk e kanë të njejtën shije të fortë si limonat e zakonshëm.

Këto janë shumë më të ëmbël – aq shumë saqë disa njerëz pëlqejnë të inkuadrojnë këtë limon në sallatat dhe desertet e tyre.

Gjithashtu këto kanë aromë më të ndërlikuar se ato të zakonshëm.

Disponueshmëria: përderisa limonat e zakonshëm janë të disponueshëm në çdo kohë të vitit, limonat Meyer janë më sezonale.

Mund ti gjeni më shumë nga Dhjetori deri në Maj.

A mund të zëvendësohen për njëri-tjetrin?Po, në shumicën e rasteve.

Edhe limonat Meyer edhe ato të zakonshëm mund të përdoren në të njejtat mënyra.

Ju mund ti përdorni si lëng nëpër kokteje, spritzer-a apo vinaigrette, gjithashtu edhe në procione të ëmbla.

Vetëm mos harroni se limonat e rregullt janë më pak të ëmbël se limonat Meyer.

Kështu që, limonat e zakonshëm e shtojnë aciditetin në recetat tuaja, ndërsa limonat Meyer shtojnë ëmbëlsinë në recetat tuaja.

Sugjerimi ynë për të zëvendësuar limonat e zakonshëm me ato Meyer është të filloni me gjysmën e sasisë, pastaj provoni shijen saherë që vazhdoni të shtoni pjesën tjetër.


Fjalet kyqe : keshilla  dallimet  limonave  levore  lemuar  atyre  zakonesh  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Supë turke me thjerrëza të kuqe
Tatli turke me bollgur
Ëmbelsirë me pjes dhe me petë të gateshme