Calzone me proshutë dhe djathë
Calzone me proshutë dhe djathë

Calzone me proshutë dhe djathë

Kuzhint.com

Përbërësit • 1 pako petë të gatshme drejtkëndore • 200 g gjizë • djathë me feta të holla e të buta • 150 g proshutë e zier në feta ose kuba • kripë e piper i zi Përgatitja: Shtojmë petët në një tavë të veshur me letër furre.

I mbushim në mes, duke lënë bosh dy shirita anësorë 4-5 cm, me një shtresë gjizë, një shtresë me copëza djathi me feta e proshutë të zier dhe së fundi, me një shtresë tjetër të hollë gjize. I hedhim pak kripë dhe piper të zi.

I mbyllim Calzonet duke kthyer shiritat e lënë bosh të petëve në të dy anët, e duke i shtypur me gishta që të ngjiten mirë me njëri-tjetrin. Kthejmë gjithashtu edhe dy anët e tjera të drejtkëndëshit që kemi formuar, që mbushja të mos dalë jashtë gjatë pjekjes. I vëmë calzonet në furrë me 180 gradë për aq kohë sa të zverdhet mirë e të fryhet.

Presim dhjetë minuta para se ta shërbejmë, që e brendshmja të mpikset e të forcohet pak. /Telegrafi/


Fjalet kyqe : brumera  calzone  proshute  djathe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

-Gurabija -
Pica role  nga Gaziganja Salihu
Kekë me molla të gërryera në rende nga Lulja La.