
Byrek në formë gërsheti me djath ullinj dhe specka (me foto)
Kuzhint.comPër tri thurje nevojiten:
3 petë të trasha në formë drejtkëndëshi (por mund ta beni edhe me petë jo shumë të rrumbullakta),
150 gr djath të bardhë,
6 lugë të vogla ullinj të grirë,
2 speca të kuqe (jo djegëse) të pjekura ose të skuqura pa lëkurë,
1 lugë të vogël rigon,
1 vezë, susam (sipas deshirës).
Përgatitja:
Pasi i keni bërë petët gërsheta sipas figurës duke ndjekur udhëzimet rrihni vezën me një lugë ujë dhe lyeni sipër petët e bërë gërsheta.
Nëse dëshironi mund tu hidhni sipër susam.
I piqni në furrë të nxehtë në 180 grad C për rreth një orë në zgarën e fundit të furrit.
Hapni një petë në tavolinë apo diku tjetër dhe prijeni në tre pjesë.
Lyeni çdo pjesë duke hedhur nga një lugë të vogël nga ullinjtë e grirë.
Hidhuni pak rigon dhe hidhni pak djath duke e copëtuar me dorë.
Prini speckat në 12 rripa të hollë dhe vini në anën e çdo pete të prerë nga 2 rripa.
Lyejini me pak ujë anët e petëve të prera dhe i palosni në formë të rrumbullakët nga ana më e gjatë.
Shtypni cepat e petëve që keni mbledhur që të ngjiten.
Kapni të treja copat e prera nga njëra anë dhe shtypini që të ngjiten.
Filloni dhe thurni me to gërshetin duke i kapërcyer njëra mbi tjetrën.
Vzhdoni në të njëjtën mënyrë dhe me pjesën tjetër.
Fjalet kyqe : brumera byrek forme gersheti djath ullinj specka foto
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Keke me qershia

Hudhra dhe efekti i saj në qarkullimin e gjakut
