
Byrek i embel me qumesht
Kuzhint.comPer 18 racione nevojiten:
● gjysem kg pete te gatshme ose 1 mase brume shtepie,
● gjalpe te shkrire per lyerjen e peteve,
● 10 kokrra veze (ndani te bardhat nga te verdhat),
● 450 gr sheqer,
● 2. 5 litra qumesht,
● 560 gr miell orizi (ose oriz i bluar mire),
● gjysem luge kafeje vanilje,
● 1 luge gjelle lekure e grire limoni.
Per shurupin nevojiten:
● 4 filxhane caji me sheqer,
● 2 filxhane caji me uje,
● 2 luge gjelle leng limoni.
Pergatitja:
Ne nje tas te madh hidhni te verdhat e vezeve me gjysmen e sasise se sheqerit.
Perziejini ne graden e shpejte te mikserit, derisa te shkumezohen.
Uleni shpejtesine e mikserit dhe shtoni pak nga pak 2 litrat e qumeshtit.
Gjithashtu, shtoni vaniljen dhe lekuren e grire te limonit.
Perzierjen e krijuar hidheni ne nje tenxhere.
Vendoseni tenxheren mbi zjarr mesatar dhe perziejeni masen vazhdimisht, derisa te nxehet mire.
Ne gjysmen e litrit te qumeshtit te mbetur, tretni miellin e orizit dhe shtojeni ne tenxhere.
Ziejeni masen ne zjarr te ngadalte, duke e perzier vazhdimisht derisa te lidhet dhe te behet si krem.
Ne kete pike hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lereni te ftohet pak.
Ne nje tas perzieni te bardhat e vezeve me sheqerin e mbetur, derisa te krijohet nje marenge e ngjeshur.
Shtojeni kete mase ne tenxheren me krem, duke e perziere ngadale qe te mos shfryhet marenga.
Shtroni gjysmen e sasise se peteve ne tepsi, duke i lyer nje nga nje me gjalpe.
Hidhni mbi to kremin e pergatitur.
Me pas shtroni gjysmen e peteve tembetura, po duke i lyer nje e nga nje me gjalpe.
Priteni byrekun me thike ne pjese katrore ose ne forme rombi dhe piqeni ne furre te nxehte ne temperaturen 180 grad C per rreth 1 ore, derisa te marre ngjyre siperfaqja.
Nderkohe, pergatitni shurupin.
Ne nje tenxhere te vogel, ziejini te gjitha lendet qe jepen me lart, rreth 5 minuta.
Kur shurupi te jete gati, lereni te ftohet pak.
Sapo ta nxirrni byrekun nga furra, sperkateni me shurupin qe pergatitet.
Ju befte mire!
Fjalet kyqe : brumera byrek embel qumesht
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Kroasan (kifle)

Torte me kreme vanilje Nga tegatuajm.com
