
Brusketa me karkaleca
Kuzhint.comBrusketa me karkaleca Përbërësit; - 150 gr buke - 2 thelbi hurdha - 2 luge salce domate - 3 luge vaj ulliri - 1 spec i madh i verdhe - 150 gr karkaleca - 1 tufëz rozmarine - kripe, piper Përgatitja Qëroni specin, ndajeni përgjysmë, pastrojeni nga farat dhe priteni ne kuba te vegjël.
Hidhini ne një ene dhe lëreni ne zjarr te mesëm për 15 minuta me një luge vaj ulliri dhe pak kripe.
Ndërkohë, vini për te ngrohur salcën e domates bashke me një luge vaj ulliri për rreth 2-3 minuta.
Qëroni karkalecat, pastrojini dhe lëreni ne vajin e mbetur bashke me rozmarinën e grire, fikni zjarrin dhe shtoni kripen dhe piperin e zi.
Prisni bukën ne feta rreth 1. 5 cm dhe futini ne furrën e sobës me 200'C.
Kur te kenë marre një ngjyre te arte, hiqni dhe lyejini me hurdha dhe me pas me salcën e domates dhe vaj.
Shpërndani ne brusketa edhe specat, karkalecat dhe shërbejini menjëherë, te ngrohte.
Fjalet kyqe : gjellera brusketa karkaleca
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

10 ushqime që nuk duhen vendosur në frigorifer

Kale frittata
