
Brokoli parandalon kancerin e gjirit
Kuzhint.comGjithnjë e më shumë frutat dhe perimet zënë vendin e parë për rëndësinë e shëndetit, e veçanërisht në parandalimin e tumorit.
Një ndër perimet që ka më shumë benefite dhe që gjendet lehtësisht në çdo stinë është brokoli.
Brokoli është i preferuar qoftë për shijen e veçantë, si dhe për lehtësinë e përgatitjes në kuzhinë.
Sipas studiuesve brokoli i përket familjes që luan rol në parandalimin e kancerit të gjirit.
Një studim i publikuar nga Universiteti I Michigan-it ka zbuluar se brokoli ka në përmbajtje të tij një element të veçantë i cili është në gjendje të vrasë qelizat burimore që lejojnë kancerin të zhvillohet.
Brokoli është gjithashtu një burim i mirë i mineraleve, vitaminave dhe fibrave.
Përmban fuqi të lartë antioksidantësh në sajë të pranisë së polifenolit, të cilat ndihmojnë për të luftuar edhe bakteret që zakonisht vendosen në mukozat e stomakut, që shpesh shkaktojnë dhimbje të rënda barku, gastrit dhe ulçera.
Për të patur një shëndet të mirë këshillohet që çdo ditë të konsumohen të paktën 5 fruta, duke parandaluar në këtë mënyrë sëmundjet kronike.
Fjalet kyqe : keshilla brokoli parandalon kancerin gjirit
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Torte me rende për te gjithë

Emblesire Franceze
