Biskota te mbushura me molle
Biskota te mbushura me molle

Biskota te mbushura me molle

Kuzhint.com

Përbërsit:

Për brumin:

1 vezë, 125 gr. margarin,

1 gotë e gjysëm e çajit sheqer pluhur,

1 pecivë (pluhur për pjekurina),

1 sheqer vanilje,

Miellë deri sa bëhet një brum shumë i butë.

Për fillin:

4 molla (të grira në rende),

5 lugë të supës sheqer,

1 lugë të çajit kanellë.

Për lyerje sipër:

1 e kuqe e vesë.

Përgaditja:

Së pari përgatitim fillin: në tenxhere qesim mollat me sheqer dhe i qesim në zjarr që të kavërdisen përziejm vazhdimish kur mollët të marin një ngjyrë qesim kanellën.

Përziejm edhe për 1-2 minuta dhe e largojm nga zjarri.

Tani pregadisim brumin me të gjithë përbërsit.

Brumin e hapim në një petë të madhe dhe e prejm forma sipas dëshirës (shiko në foto).

Nëse forma është rumbullake at'her mbi petën e parë rumbullake e qesim pak nga filli dhe sipër qesim petën tjetër, ansoret e petës i ndrydhim pak me piru dhe sipër ja bëjm 2 vrima.

Me të gjithë veprojm kështu dhe i vendosim në tepsi të lyer me vaj dhe para se ti fusim që të piqen i lyejm me të kuqen e vesë.

Pjekim në temperaturë 180 gradë celsius.


Fjalet kyqe : embelsira  gurabija  mbushura  molle  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Lakra te embela me mishë nga tegatuajm.com
Krofne te mbushura me çokolladë
Torte -suffle- me  çokollate (lava cake)