Biskota me reqel nga tegatuajm
Biskota me reqel nga tegatuajm

Biskota me reqel nga tegatuajm

Kuzhint.com

Përbërësit për brumin:

100 g sheqer,

200 g gjalpë ose margarinë në

temperaturë ambienti,

75 g lajthi të qëruara, të grira imët,

2 të verdha vezësh,

300 g miellë,

1 majë lugë kripë,

Për të lyer biskotat sipër:

1 e verdhë vezë,

reçel sipas dëshirës për t’i mbushur.

Përgatitja:

Hedhim të gjithë përbërësit për brumin në një tas dhe i përziejmë me dorë derisa të kemi një brumë të zakonshëm për biskota.

I japim formën e një sallami, e mbështjellim me letër plastike për kuzhinë dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për një orë.

Ndezim furrën në 180˚.

E presim brumin në rrotëza të vogla dhe secilën prej tyre e shtypim në mes me gisht, e lyejmë sipër me të verdhën e vezës me penel (e rrahim të verdhën e vezës me pirun më parë) dhe i pjekim në furrë për 15-20 minuta.

Më pas i heqim dhe i lëmë të ftohen, teksa ngrohim reçelin në zjarr, për ta bërë më të hollë dhe mbushim me biskotat.

Pergaditur nga tegatuajm.


Fjalet kyqe : brumera  biskota  reqel  sipas  tegatuajm  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Krofne te mbushura me pudingë vanile nga Lulja La
SI TË PËRGATISNI VETË KAFE DIETIKE
Torte me grize nga tegatuajm