
Biskot me mjaltë, për një mëngjes të përkryer
Kuzhint.com300 gr miell 80 ml kos i bardhe 100 gr mjaltë 2 veze 80 gr gjalpë i shkrirë maja pluhur për ëmbëlsira 1 të verdhe veze Metoda e përgatitjes: Ne një ene, përziejmë miellin se bashku me majanë pluhur.
Më pas shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë së bashku me dy vezët. I përziere se bashku në brendësi të enës derisa të arrijmë një masë homogjene.
Më pas brumin e mbështjellim me qeske kuzhine dhe e leme te pushoi për 30 minuta. Pasi brumi ka pushuar, e ndajmë ne dy pjese dhe gjysmën e mbështjellim përsëri me qeske dhe me okllahi (pec) e hapim ne petë me trashësi rreth 5 milimetra. Me ndihmën e formave e presim brumin dhe e vendosim ne tave, ku kemi shtruar letër kuzhine. Pasi kemi prerë të gjitha biskotat, dhe i kemi shtruar në tave, rrahim një të verdhë veze dhe me ndihmën e një furçe kuzhine i lyejmë me kujdes në sipërfaqe. Biskotat me mjaltë i pjekim ne furë të nxehur me parë në temperaturën 180 �C për 20 minuta. Biskotat janë gati për tu shërbyer, ideale të shoqëruara me një gotë qumësht.
Ju bëftë mirë!
Fjalet kyqe : brumera biskot mjalte mengjes perkryer
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Makarona (pasta) me perime te ndryeshme

Sallat e shijshme ruse
