
Bavette me karkaleca
Kuzhint.comPërbërsit e recetës :
400 gr bavette, 250 gr karkaleca, 1 thelb hudhër, ½1 qepë, I gotë lëng peshku, 2 lugë gjelle konjak, 1 gotë verë e bardhë, 5 lugë gjelle vaj ulliri.Pregaditja e recetës :
Vëmë të ziejnë bavettet sipas instruksioneve të paketës e më pas i kullojmë.
Ndërkohë në një tigan të madh të nxehur hedhim vajin e ullirt, hudhrën dhe më pas qepën.
Kur këto të kenë marrë ngjyrë të artë shtojmë kerkalecat e pastruar dhe të prerë në copa dhe i skuqim duke i përzier vazhdimisht.
Ky proces nuk duhet të zgjasë më shumë se 5 minuta sepse karkalecat e humbin shijen kur gatuhen gjatë.
Pasi bëhen karkalecat i shuajmë me konjak.
Me ngadalë i shtojmë verën dhe lëngun e peshkut dhe i lemë të ziejnë derisa të krijojnë një masë homogjene.
Në fund shtojmë bavettet, i përziejmë mirë e i servirim të ngrohta dhe të zbukuruara sipas dëshirës.
Fjalet kyqe : receta huaja bavette karkaleca
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Banania, te shendosh apo te dobeson

Pogaçe me djathë nga Kaltrina Berisha
