Bakllavë  turke
Bakllavë turke

Bakllavë turke

Kuzhint.com

Përbërësit:

  • 2 vezë të plota e 5 të verdha vezësh,
  • 1 gotë vaj e 1 qumësht,
  • afro 600-700 gr miell i situr dhe të përzier me 1 pluhur paste(brumi zinet i butë),

  • 700 gr niseshte, per shtrirje te petave

Pe mbushje;

  • 1/2 kg arra ose fistek të grimcuara ose të bluara,
  • 1/2 kg gjalpë.

  • 2 kg sheqer,
  • 1 lit ujë,
  • lëngu i � limonit,
  • 1 sheqer vanileje.

Pergaditja;

Tunden vezët me pirun, shtohet vaji dhe qumështi.

Në masën e përzier mirë, shtohet mielli pak nga pak dhe zinet një brumë i butë.

Brumi ndahet në 10 pjesë, e pastaj nga çdo pjesë bëhen nga 5 toptha, gjithsej 50 toptha. Çdo topth hapet sa një pjatë e vogël dhe duke e përmillur me niseshte vehen nga 5 petë njëra mbi tjetrën.

Pesë petët e bashkuara hapen dhe hollohen duke i përmillur me niseshte, në një petë të hollë dhe të madhe.

Njëlloj veprohet me tërë masën e brumit.

Nëse dëshirohet bakllava me petë të radhitura, atëherë petët e holluara vehen në tepsi njëra mbi tjetrën, duke i spërkatur me nga një lugë yndyrë.

Pasi të hollohen dhe palosen në tepsi gjysma e petëve, vehen arrat dhe shtrihen nga të gjitha anët njëlloj.

Hollohen edhe gjysma e petëve të tjera në të njëjtën mënyrë dhe vehen mbi arra.

Bakllava pritet në delima madhësish të dëshiruara dhe me lugë i hidhet gjalpi i shkrirë.

Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 170* C dhe sat ë futet në furrë, ulet temp. në 140*C për t’u pjekur dalngadalë për 11/2 orë ose edhe më tepër.

Nëse bakllava skuqet mbi që në fillim, ajo mbulohet me letër dhe pjekja vazhdon gjersa të skuqen petët edhe në brendi.

Vlohet 7 minuta nga çasti I vlimit, shtohet � limoni i grimcuar dhe lëngu i gjysmë limonit si dhe 1 sheqer vanileje.

Pasi të largohet sherbeti nga zjarri, shtohet një gotë çaji ujë i ftohtë(në mënyrë që baklava mos të sheqeroset)dhe me sherbet të valë, përvëlohet bakllava e ftohur.

Mbulohet gjersa ta pijë sherbetin.


Fjalet kyqe : embelsira  bakllave  turke  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Byrekë i shijshëm me spinaq
Torte me biskota nga Gaziganja Salihu
Ëmbelsirë për fëmijë