Bajadera
Bajadera

Bajadera

Kuzhint.com

Bajaderë

Përbërësit:

* 300 gr keksa të bluar,

* 200 gr bajame, lajthi ose arra të bluara,

* 200-300 gr sheqer,

* 250 gr margarinë,

* 200 gr çokollatë,

* 1, 5 dcl ujë,

* Dekori ose (shtresa e fundit) : 100 gr çokollatë, 2 lugë vaj.

Përgatitja:

Uji dhe sheqeri vlojnë 5 minuta.

Në sherbet të nxehtë, duke i përzier, hidhen gradualisht bajamet, margarina e prerë në kube dhe keksat e bluara.

Masa përzihet derisa të bashkohen mire pastaj. veçohet 1/2 e masës së përgatitur, pjesës tjetër i shtohet çokollata e ndarë në copa të vogla dhe përzihet mirë gjersa të shkrihet.

Në nje tepsi katrore të shtruar me folje plasmasti të tejdukshme, shtrihet masa me çokollatë.

Mbi të vendoset dhe rrafshohet masa e bardhë.

Shtresa e fundit;Shkrihet çokollata në enë mbi avulle me 2 lugë vaj.

Përzihet mirë dhee lem pak qe të ftohur, pastaj lyhet e tërë sipërfaqja e bajaderës. Ëmbëlsira futet në frigorifer për t’u ftohur mirë, pastaj pritet në pjesë katërkëndëshi.


Fjalet kyqe : embelsira  bajadera  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

10 mënyra që kikirikët i bëjnë mirë dietës
Uthullë shtepie prej levoreve te mollave
Kofsha me shpageta dhe sallat