Ata që luajnë me nipërit e tyre mbesin më të kthjellt
Ata që luajnë me nipërit e tyre mbesin më të kthjellt

Ata që luajnë me nipërit e tyre mbesin më të kthjellt

Kuzhint.com

Sekreti për të qëndruar mendërisht të mprehtë më vonë në jetë është loja me nipër dhe mbesa, ka treguar një studim.

Ky ndikim ishte veçanërisht i dukshëm në mesin e gjysheve, të cilat kujdesen për nipërit e mbesat e tyre.

Hulumtuesit thanë se rezultatet ishin një lajm i mirë për femrat pamenopausale, të cilat kërkojnë mënyra për ta ulur rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer dhe çrregullimeve të tjera mendore.

Megjithatë, kujdesi për fëmijët e vegjël pesë ditë në javë mund të ketë ndikim dhe mund ta reduktojë mprehtësinë mendore tek të moshuarit, tha studimi.

Studimi australian i përcolli 186 femra, të moshës 57-68 vjeçare, të cilat i bënë tri teste të ndryshme të mprehtësisë mendore.

Vullnetaret u pyetën edhe se sa kërkues kanë qenë fëmijët e tyre gjatë vitit të kaluar.

Në mesin e 120 gjysheve, ato që kishin kaluar një ditë në javë duke u kujdesur për nipërit dhe mbesat kaluan më së miri në dy prej tre testeve.

Por, ato që kujdeseshin për nipërit dhe mbesat për pesë ose më shumë ditë në javë kaluan shumë më keq në një nga testet, i cili e vlerësoi kujtesën dhe shpejtësinë e procesimit mendor.

Vullnetaret ishin nga studimi i Women’s Healthy Ageing Project në Australi dhe gjetjet janë botuar në “Menopause”, revistën e “The North American Menopause Society” (NAMS).

Margery Gass, drejtoreshë ekzekutive e NAMS, tha: "Ne e dimë se gratë më të moshuara të cilat janë të angazhuara në pikëpamje sociale kanë një funksion më të mirë njohës dhe një rrezik më të ulët të zhvillimit të dementisë më vonë, por teprimi me këtë gjë pozitive mund të jetë i keq.

Hulumtuesit e pranuan se ata ishin befasuar nga konstatimi se kujdesi për nipërit dhe mbesat pesë ose më shumë ditë në javë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin mendor.

Sa më shumë kohë që gjyshet e kaluan duke u kujdesur për nipërit dhe mbesat, aq më shumë ato mendonin se fëmijët e tyre kishin qenë më kërkues ndaj tyre, kështu që ndoshta disponimi e luan një rol në rezultatin e papritur, thuhet në raport.

Hulumtuesit tashmë po vazhdojnë me më shumë hulumtime.

Edhe pse studime të tjera i kanë përcjellë marrëdhëniet në mes të mprehtësisë mendore dhe angazhimit social, kjo është hera e parë që ky lloj i kërkimit e ka përcjellë gjyshërinë.

Gass theksoi: "Për shkak se gjyshëria është një rol aq i rëndësishëm dhe i zakonshëm social për gratë pamenopausale, duhet të dimë më shumë për efektet e saj në shëndetin e tyre në të ardhmen.

Ky studim është një fillim i mirë.


Fjalet kyqe : keshilla  luajne  niperit  mbesat  tyre  mbesin  kthjellte  mendja  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Truke për zierjen e perimeve
Kube kokosi
Gjemë prej kumbullave nga Bardhe Buçaj