Antipasta të vogla me sfoljat
Antipasta të vogla me sfoljat

Antipasta të vogla me sfoljat

Kuzhint.com

Antipasta të vogla që mundë ti shërbeni përgjatë një aperitivi ose bufeje.

Të thjeshta në përgatitje dhe mundë ti mbushni me çfar të dëshironi më tepër.

Këto të miat janë të mbushura me salca që i përgatita një dite më parë për mos humbur shumë kohë.

Kështu mund të bëni dhe ju.

Variantet janë nga më të ndryshmet me pesto, salcë patëllxhani, salçice, proshutë, salcë domatesh, salcë specash, ton, etj.

Perberesit :

3-4 petë brum sfoljatë,

1 e verdhë veze,

1 lugë qumësht.

Për mbushjen:

3-5 wurstel,

2 kuti ton,

200 ml salcë domatesh,

4-5 lugë salcë patëllxhani,

100 ml pesto borziloku,

Pergatitja:

Përgatisni më parë salcat, të patëllxhanit, peston e borzilokut i cili bëhet duke grirë gjethe borziloku, pak djathë parmixhano të grirë, stika pishe me vaj derisa të bëhen krem.

Shtypni tonin me pirunë dhe copëtojeni mirë.

Salcën e domateve aromantizojeni me pak rigon dhe piper të zi.

Wurstelin priteni në pjesë te vogla.

Shtroni petën sfoljat dhe priteni në forma drejkëndore dhe rrumbullake.

Ato rrumbullaket pritini dhe në rrethore me vrimë në mes sikur po formoni një voul au vent.

Filloni mbushini sipas dëshirës dhe piqini në 180 grad për 20 minuta.

Fromat drejkëndore mbushini në mes, palosini dhe sipër bëni nja dy prerje.

Lyeni me një të verdhë veze të përzier me pak qumesht sipërfaqen e tyre dhe piqeni dhe këto në 180 grad për 20 minuta.

Shërbejini të ngrohta.

Burimi addasall.


Fjalet kyqe : brumera  antipasta  vogla  sfoljat  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

 Gjoks pule mediterane
Revani me miellë misri
Qepa dhe hudhra mbrojnë nga kanceri i stomakut