
‘Krempite’
Kuzhint.comKrempite është mbretëreshë ndër ëmbëlsirat. Është ideale për kafen e pasdites, darkë me qumësht të nxehtë, si ngushëllim për gratë e lënduara, por edhe për shoqërinë e cila nuk largohet nga shtëpia juaj Përbërësit: 6 të bardha të vezës 6 lugë sheqer 3 lugë vaj 3 lugë qumësht 6 lugë miell Filli: 6 të bardha të vezës 19 lugë sheqer 4 puding vanilje 1 litër ujë Përzieni me përzierse të kuqtë e 3 vezëve me 3 lugë sheqer, 1, 5 lugë vaj, 1, 5 lugë qumësht dhe 3 lugë miell.
Shtrieni brumin në një tepsi të vogël mbi letrën për pjekje dhe piqeni në 200 gradë. Kështu i pjekim dy fletë (kore).
Përziejmë mirë të bardhin e 6 vezëve me 15 lugë sheqer.
Në një litër ujë dhe 4 lugë sheqer ziejmë katër pudingë vanilje dhe të nxehtë e shtojmë ngadalë mbi të bardhin e vezëve duke e përzier vazhdimisht, derisa masa të njëjësohet. Fleta (korja) e poshtme mbetet në tepsi, mbi të shtohet masa e nxehtë e përzier dhe pastaj fleta (korja) e sipërme.
E ftohim në frigorifer.
E presim në katrorë dhe i spërkatim me sheqer pluhur. /femra. net/
Fjalet kyqe : embelsira krempite
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Mishë viqi me pilafë

Pandispanj me sherbet (revani)
