
Ëmbelsirë shumë e shijshme me rende
Kuzhint.comPerberit:
* 220 g sheqer,
* 100 g miell, 7 vezë,
* 320 g çokollatë për zierje,
* 250 g gjalpë,
* levorja e nje portokalli,
* 1 qokollad te bardhe,
Përgatitja:
Thyhen 7 ve, dhe të verdhat e vezëve përzihen me 145 g sheqer, miksohen, bëhet një masë si shkumë.
Nga të bardhët e vezëve bëhet shkuma e bardhë.
Të verdhave të vezëve së pari u shtohet mielli e pastaj shkuma e bardhë si dhe levorja e nje portokalli.
Me letër për pjekje mbështillen 3 kallëp (me diametër prej 23 cm), dhe masa e bërë gati qitet në këto kallëpe (në lartësi prej 3-4 mm).
Piqen për 7-8 minuta në 200 shkallë C.
Vezët e tjera bashkohen me sheqer dhe ziejnë në avull, ndërsa kur uji të vlojë, miksohen 5 minuta.
Kësaj mase i shtohen 240 g çokollatë dhe miksohet.
Largohet nga zjarri dhe tundet përderisa të ftohet.
I shtohet gjalpi i zbutur dhe lëvorja e renduar, miksohet.
Ky krem futet në frigorifer për 5 minuta.
Dy disqet lyhen me masën çoko dhe renditen njëra mbi tjetrën.
Çokollata shkrihet në avull.
Kur të ftohet, qitet mbi diskun e fundit dhe futet në frigorifer që të shtrëngohet.
Pritet në 8 pjesë dhe në secilën pjesë vihet pak krem-te bardhe.
Torta lyhet me krem dhe zbukurohet me e qokollade
Ju beft mire!
Fjalet kyqe : embelsira embelsir rende
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Kadaif me Arra

Torte me dy krema nga Hajrije Sinani
