
Ëmbelsirë fantazi
Kuzhint.comPërbërësit:
Për kremin e kuq:
500 gr vishnje te kulluara nga kompoti,
5 dcl kompot vishnje,
2. 5 dcl ujë,
150 gr grizë,
150 deri 180 gr sheqer,
Kremi i verdhë:
2 pudinga vanile,
3 lugë sheqer,
7. 5 dcl qumësht,
2 kese vanill sheqer,
250 gr margarin,
250 sheqer pluhur,
Gjithashtu nevoiten edhe 150 gr keksa dhe 2 shllaga.
Përgatitja:
Ne një tepsi i renditim keksat.
Lëngun e kompotit dhe ujin i vlojmë, pastaj e shtojmë grizen dhe e ziejmë 10 minuta. ia shtojme vishnjet dhe sheqerin dhe e ziejmë edhe 2 minuta.
I heqim nga zjarri dhe i qesim mbi keksat.
Kremi i verdhë:
Ziejmë pudingat me 3 lugë sheqer dhe vanill sheqer. i lejme të ftohen.
Margarinën dhe sheqerin pluhur e rrahim me mikser ne shpejtësinë më të madhe.
Pastaj i përziejmë me pudingun.
Kete krem e qesim mbi kremin me vishnje.
Ne fund rrahim 2 kese shllag dhe e lyejmë tortën përmbi.
Eshtë mirë që të lihet në frigorifer tërë natën e pastaj të servohet.
Fjalet kyqe : embelsira torte fantazi
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Karrotë dhe mjaltë kundër akneve

Ushqimet që kthejnë humorin perfekt!
