
Ëmbëlsirë me arrë kokosi dhe çokollatë(Baunty)
Kuzhint.comPërbërësit:
• 443ml çokollatë
• tre filxhanë arrë kokosi e copëtuar
• një filxhan qumësht Panda
Përgatitja:
Në një tas mesatar, përziejmë arrën e kokosit dhe qumështin Panda duke krijuar një përbërje të trashë dhe ngjitëse.
Me duar, i japim masës formë drejtkëndëshi dhe ushtrojmë forcë në mënyrë që të ruajmë formën.
Pasi formojmë tre-katër drejtkëndësha, lajmë duart, por nuk i thajmë plotësisht.
Kjo shërben që masa të mos na ngjitë në duar.
I vendosim drejtkëndëshat në një letër pergamene dhe i futim në frigorifer për 20 minuta.
Duhet ta zbatojmë këtë pjesë të procesit të punës, përndryshe kur të hedhim shtresën e çokollatës, ajo nuk do të qëndrojë si duhet.
Ndërkohë presim çokollatën në copa.
Vendosim në një enë dy të tretat e saj dhe i shkrijmë në mikrovalë për 30 sekonda.
Përsëritim të njëjtën gjë me pjesën e mbetur të çokollatës.
Heqim masën nga frigoriferi.
Marrim dy pirunë.
Me njërin heqim shtresat drejtkëndore nga çokollata, ndërsa me pirunin tjetër, heqim çokollatën e tepërt dhe i vendosim në një letër.
Ëmbëlsirën e lëmë derisa çokollata të forcohet dhe pastaj e shërbejmë.
www. living. al
Fjalet kyqe : embelsira embelsire arre kokosi qokollate
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Hallvë e përgatitur nga tegatuajm

Torte me molla nga Fitore Ademi Fejza
