Ëmbëlsirë e lehtë
Ëmbëlsirë e lehtë

Ëmbëlsirë e lehtë

Kuzhint.com

Përbërsit: Për pandispanjën: 4 vezë, 1 gotë e ujit sheqer, 2 lugë të supës qumësht, 1 lugë të supës vaj, 1, 5 gotë e ujit miell, Gjysëm gote e çajit kakao, 1 pecivë (pluhur për pjekurina). Përsipër: 2 gota të ujit qumësht. Për kremin: 2 krem pana (shllaga), 2 gota të çajit qumësht. Për glazurë: 200 gr. qokollatë, 2 lugë të supës qumësht, 2 lugë të supës vaj. Përgatitja: Së pari në një enë të thellë qesim vezët me sheqerin dhe i rrahim deri sa masa të dyfishohet mandej ja shtojm qumështin, vajin, miellin, pecivën, kakaon dhe i përziejm ngadalë deri sa masa të bëhet homogjene. Qesim në tepsi të lyer me vaj dhe pjekim në 170 gradë celsius. Kur e largojm pandispanjën nga furra e shpojm me kruarse dhëmbësh dhe ja qesim 2 gota të ujit qumësht të ftoht. Këtë e lojm që të ftohet dhe mbasi të ftohet plotësisht ja qesim kremin (shllagun me qumësht të ftoht e rrahim me mikser për disa minuta). Dhe për glazurë ja qesim qokollatën të cilën e kemi shkrirë në banjomari (mbi avull).


Fjalet kyqe : embelsira  embelsire  lehte  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Maske me qumesht dhe limon
Pilaf me curry sos:
Budingë që nuk do ta pjekim  në furrë