Ëmbëlsira angleze
Ëmbëlsira angleze

Ëmbëlsira angleze

Kuzhint.com

Përbërsit: 3 vezë, Gjysëm gote e ujit sheqer, 1 gotë e çajit qumësht, 1 gotë e çajit vaj, 1 pecivë (pluhur për pjekurina), 1 sheqer vanilje, 1 portokall (vetëm lëvorja e grirë në rende), 8-9 lugë të supës miell. Për kremin: 1 gotë e ujit qumësht, 2 lugë të supës sheqer, 1 lugë të supës kakao. Për lyerje: Kokos. Përgatitja: Së pari përgatitim pandispanjën.

Në një enë të thellë qesim vezët me sheqer dhe i rrahim me mikser elektrik deri sa masa të dyfishohet mandej shtojm qumështin, vajin, lëvoren e portokallit, sheqer vaniljen, përziejm pak dhe në fund shtojm miellin dhe pecivën masën e përziejm shumë ngadalë deri sa masa të bëhet homogjene. Këtë e qesim në tepsi dhe pjekim në 175-180 gradë celsius për 20-25 minuta. Kur e largojm pandispanjën nga fura e lojm pak të ftohet dhe fillojm e prejm në katrorka madhësin e vendosni ju sipas dëshirës. E bëjm kremin: qumështin e përziejm mirë e mirë me sheqer dhe kakao. Tani marim katrorkat dhe i zhysim nga të gjitha anët në krem dhe krejt në fund me kokos.


Fjalet kyqe : embelsira  angleze  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me Kakao
Sup me peshk salmon
Biskota me kokos nga Besnik Sadije Junuzi