
Çaji i gjelbër
Kuzhint.comPërmirëson punën e trurit
Sipas studimit britanik, konsumimi i çajit të gjelbër mund të ndikojë në përmirësimin e funksioneve të trurit, duke ndikuar pozitivisht në grimcat e trurit që janë të ndërlidhura me kujtesën.
Studimi i publikuar në revistën “European Journal of Clinical Nutrion” kishte plotësuar Listën e ndikimit pozitiv të çajit të gjelbër, që po ashtu përfshin edhe zvogëlimin e rrezikut për t’u prekur nga sëmundja e Alzhaimerit dhe forma të ndryshme të kancerit, përmirësimin e shëndetit oral dhe kardiovaskular, si dhe ndihmon në rast se dëshironi të humbni në peshë.
Ky është studimi i parë, i cili ndryshimet në tru pas konsumimit të çajit të gjelbër i ka incizuar me rezonancë magnetike.
Gjatë studimit ishte vërtetuar se sa më e madhe të jetë doza e çajit, aq më i fortë është ndikimi pozitiv në funksionimin e trurit.
Fjalet kyqe : keshilla qaji gjelber
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Kurat popullore për të shëruar infeksionet e rrugëve urinare dhe veshkat

Speca të mbështjellë me proshutë
