Aknet
Aknet

Aknet

Kuzhint.com

Arsyeja më e fortë pse kemi akne, është STRESI! Trajtat e tyre ndryshojnë dhe variojnë nga karakteristikat dhe përmasat.

Ato mund të shfaqen në moshën e pubertetit, por nuk janë të pakta edhe rastet në moshat e rritura, herë-herë edhe tek gratë në fillim të menopauzës.

Terapitë korrektuese të akneve ndihmojnë zonën problematike duke eliminuar aknet e dukshme dhe duke parandaluar aknet e reja.

Gjithashtu, ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, pasi në disa raste rrezikon të mbetet me shenja të thella.

Veç këtyre, aknet provokojnë edhe shqetësime psikologjike, sepse shfaqen në mënyrë të veçantë në lëkurën e fytyrës.

Shkaqet kryesore janë: faktorët gjenetikë, psikologjikë (situatat e stresit emotiv), vështirësitë në tretje, përdorimi i kozmetikës së papërshtatshme, fluksi hormonal, ushqyerja e keqe, yndyrnat, salcat pikante, dietat e varfra në perime. Këshilla nga dermatologët Mos ndërhyni me duar në puçrra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni.

Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar.

Kjo lioj traume nuk bën gjë tjetër, veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës. Trajtoni fytyrën me produkte cilësore me përbërës organikë, si: kamomil, kamfur, kalendula etj. Lani duart përpara aplikimit. • Zgjidhni kozmetikë profesionale. Shmangni fast food-et dhe ushqimet e skuqura.

Janë armiq të betuar të lëkurës! Përdorni fruta e ushqime të freskëta. Merrni vitamina A,

E. Mos përdorni sapunë kundër yndyrës.

Në këto raste, gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi. Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti. Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.


Fjalet kyqe : keshilla  aknet  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me kafe dhe kompot nga mango
Gullash me pure domatesh
15 Efektet pozitive te perdorimit te uthulles