
A ekziston receta për lumturi?
Kuzhint.comEkspertët më të zotë botërorë nga fusha e psikologjisë, rreth 100 prej tyre, e kanë krijuar esenë “The World Book of Happiness”, me qëllim që njerëzit jetën ta shikojnë në mënyrë më të hareshme.
Njerëzit e lumtur e kanë një nivel mesatar të dëshirave: ata dëshirojnë atë që mund ta arrijnë, përderisa ata që nuk janë të lumtur kurrë nuk mund ta kenë atë që dëshirojnë.
Po ashtu, njerëzit e lumtur dinë t’i shmangin pikëllimet dhe t’i radhitin befasitë e këndshme.
Kjo ndodh, sepse mëtojnë t’i arrijnë qëllimet reale dhe janë të lumtur kur t’i arrijnë.
Shpenzojmë shumë kohë duke u ankuar për atë që po na ndodh, por kjo është humbje kohe dhe lodhje.
Për të qenë të lumtur, duhet të kënaqeni me atë që e keni.
Sportistët e suksesshëm e dinë se duhet të fokusohen në fitore, e jo në humbje.
Këtu edhe fshihet çelësi i optimizmit – njerëzit e lumtur gjithmonë e shikojnë anën e ndritshme, thotë psikologu britanik Miriam Akhtar.
Sipas tij, rreth 40% e njerëzve e kanë lumturinë nën kontroll.
Kjo do të thotë se ka gjëra me të cilat e shtojmë lumturinë tonë.
Fjalet kyqe : keshilla ekziston receta lumturi
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Kofshë pule me kunguj, në salcë të sojës, me mjaltë

Mishë pule me rizoto dhe brokoli
