A e dini se veza për kafjall ndihm për dobësim
A e dini se veza për kafjall ndihm për dobësim

A e dini se veza për kafjall ndihm për dobësim

Kuzhint.com

Vezët dikur ka qenë pjesë përbërëse e çdo kafjalli dhe nuk ka nevojë të përkujtohet që njerëzit atëherë kanë qenë më të dobët.

Ndoshta kjo ka qenë edhe ideja që ka nxitur hulumtimet e shkencëtarëve në Universitetin në Missouri, të cilët kanë konstatuar që pikërisht kafjalli i modifikuar anglez parandalon grumbullimin e kilogramëve të tepërt.

Hulumtimi është kryer në adoleshentë të trashë në moshën në mes 18 dhe 20 vjeç të cilët ose kanë kapërcyer kafjallin, kanë ngrënë kafjall me shumë proteina nga vezët dhe mishi payndyrë me 35 gramë proteina ose kafjallin e shëndetshëm nga drithërat.

Secili kafjall ka pasur 350 kalori dhe përqindje të caktuar të yndyrave, fibrave dhe sheqernave.

Të anketuarve para darkës u kanë skanuar trurin me rezonancë magnetike, duke përcjellë sinjalet trunore të motivimit për ushqim dhe shpërblim. Është regjistruar që kafjalli me sasi më të madhe të proteinave ka dhënë ngopje më të madhe dhe ka reduktuar aktivitetin e trurit i cili kontrollon ushqimin, si edhe shujtat e darkës të mbushura me yndyra dhe sheqerna në krahasim me dy grupet tjera.

Përfundimi i shkencëtarëve është që kafjalli i pasur me proteina ndikon në ngopjen gjatë ditës kur zakonisht merren shujtat ne shumë kalori.

Nëse nuk jeni nga ata që hanë kafjall, mos u shqetësoni, shkencëtarët thonë që nevojiten vetëm tri ditë për t’u mësuar me ritmin e ri ditor.

Shujta e pasur me proteina do t’ju japë ndjenjën e ngopjes më mirë se shujta e pasur me yndyra dhe karbohidrate dhe do të ndikojë në apetit gjatë ditës.


Fjalet kyqe : gjellera  vezet  kafjall  ndihmojne  gjate  dobesimit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kroketa me djathë
Petulla te mbushura me qokollad
Tavë me patate