8 ushqime që formojnë muskuj
8 ushqime që formojnë muskuj

8 ushqime që formojnë muskuj

Kuzhint.com

Kemi vendosur të bëjmë një udhëtim më thellë në anatominë e njeriut për të zbuluar sekretet e secilit muskul ku fjala “përbërës” zë vend.

Me ndihmën e Jeff Volek, profesor dhe hulumtues i ushqimeve në Universitetin e Connecticutit.

Tetë ushqime janë në listë: vezë, bajamet, vaji i ullirit, salmoni, bifteku, jogurti, uji dhe kafeja.

Shtoni këta përbërës në stomak dhe ndiqni rreptësishtë udhëzimet ;Ngrini pesha të rënda dhe mund të shihni bicepsët tuaj duke u fryrë si me pompë.

VezëtSi i rrisin muskujt: Jo duke i gjuajtur ato në drejtim të shtëpisë së shefit tuaj.

Proteinat në vezë kanë vlerat më të larta biologjike. kalori pas kalorie, ju keni nevojë për më pak proteina nga vezët se që keni nevojë të merrni prej burimeve tjera të ushqimit për të arritur masën e duhur të muskujve, thotë Volek.

Por duhet ta hani edhe të verdhën e vesë.

Përveç proteinave, veza përmban edhe Vitamin B12, e nevojshme për kontraksionin e muskujve.

Dhe nëse hani disa vezë në ditë, kjo nuk rritë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Si e ruajnë vezët shëndetin: Vezët janë përplot vitamina dhe minerale përfshirë riboflavin, folate, vitamina B12 D dhe E.

Po ashtu vezët janë të pasura me hekur, fosfor dhe zink.

Bajamet : Si i rrisin muskujt: Bajamet janë burimi më i mirë i Vitaminës E të alfa-tokoferolit, një lloj vitamine që absorbohet më së miri nga trupi.

Kjo ka rëndësi për muskujt sepse “Vitamina E është një antioksidant potent që ndihmon në parandalimin e dëmtimit të radikaleve të lira pas lodhjes së tepërt të muskujve”, thotë Volek.

Dhe sa më pak dëmtohen radikalet e lira aq më shpejtë muskujt rimarrin veten dhe fillojnë të rriten.

Sa bajame duhet ngrënë? Nja dy grushte në ditë mjaftojnë.

Një studim i Universitetit të Torontos ka ardhur në përfundim se burrat mund të hanë këtë sasi pa frikën se mund të shtojnë peshë.

Si e ruajnë shëndetin: Bajamet janë një siguri e mirë edhe për trurin.

Një studim i fundit i publikuar në revistën e American Medical Association ka zbuluar se ata burra që kanë konsumuar më shumë vitaminë E – nga burimet e ushqimit e jo të marra si suplement – kanë 67 % më pak rrezik të preken nga sëmundja e Alzhemerit sesa ata që kanë marrë më pak vitaminë E.

SalmoniSi i rritë muskujt: Salmoni është i pasur me proteinën e kualitetit të lartë omega-3. “Omega-3 mund të ulë shkatërrimin e proteinave të muskujve pas stërvitjeve, duke ndikuar në përmirësimin e muskujve, ” thotë Tom Inceldon, një nutricionist i “Human Performance Specialists”.

Kjo është e rëndësishme, sepse të rrisësh muskujt duhet të depozitosh proteina të reja më shpejtë se që trupi është në gjendje t’i harxhojë proteinat e vjetra.

Si e ruan shëndetin: Duke ulur rrezikun nga prekja e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Studiuesit në Universitetin Shtetëror të Louisianas kanë zbuluar se kur njerëzit me mbipeshë kanë shtuar 1. 8 gramë të DHA – dhe omega-3 të cilat gjenden në vajin e peshkut – në dietat e tyre ditore, rezistenca e insulinës së tyre ka rënë deri në 70 për qind në 12 javë.

JogurtiSi i rritë muskujt: Jogurti është një kombinim ideal i proteinave dhe karbohidrateve që ndihmon në çlodhjen e muskujve pas ushtrimeve dhe rritjen e muskujve”, thotë Doug Kalman, nutricient i “Miami Research Associates.

Bli rregullisht jogurt pemësh.

Karbohidratet shtesë nga frutat do të ndihmojnë në nivelimin e insulinës në gjak, njëri ndër elementet kyç që redukton shkatërrimin e proteinave.

Si ndikon në shëndet:Jogurti është njëri prej atyre ushqimeve që përmban acid linoleic, një tip special i yndyrës që sipas disa studimeve ndikon në reduktimin e shtimit të masës trupore, thotë Volek.

MishiSi i rritë muskujt: Më shumë se një copë proteine “mishi po ashtu është edhe burim i rëndësishëm i hekurit dhe zinkut, dy përbërës krucial që ndikojnë në rritjen e muskujve”, thotë Incledon.

Plus, është burimi ushqimor numër një i kreatinës – furnizuesit energjetik të trupit i cili ndihmon në pompimin e hekurit.

Si ndikon në shëndet: Mishi i viçit është deponi e seleniumit.

Shkencëtaret e Universitetit të Stanfordit kanë zbuluar se burrat me nivel më të ulët të këtij minerali në gjak kanë pesë herë më shumë mundësi për tu prekur nga kanceri i prostatës sesa ata që kanë nivel normal të seleniumit.

Vaji i ulliritSi i rritë muskujt: Mund edhe t’i lyeni krahët dhe gjoksin për të pozuar para aparatit fotografik në plazh, por ka efekt më të mirë nëse e përdorni në ushqimet që hani.

Yndyrat organike në vajin e ullirit kanë efektin e përbërësve anti-katabolik, thotë Kalman.

Me fjalë tjera, parandalon shkatërrimin e muskujve duke ulur nivelin e qelizave të këqija të proteinave të quajtura factor-a tumor necrosis, që ka lidhje me dëmtimin e muskujve dhe dobësimin.

Si e ruan shëndetin: Vaji i ullirit i pasur me yndyra organike ndihmon që prej uljes së shkallës së sëmundjeve të zemrës dhe kancerit në zorrën e trashë, deri tek reduktimi i rrezikut nga prekja prej diabetit dhe osteoporozës.

UjiSi i rritë muskujt: Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për bicepcin ose gjoksin, muskuli përbëhet prej përafërsisht 80 për qind ujë.

Bile edhe ndryshimi i një për qind të ujit në trup mund të shkaktoj dëme, thotë Volek.

Për shembull, sipas një studimi gjerman të vitit 1997, sinteza e proteinave ndodhë me shkallë më të lartë tek qelizat e muskulit të cilat janë të hidratuara më mirë, krahasuar me qelizat e dehidratuara.

Përkthimi në shqip: Sa më pak ujë në trup, trupi aq më ngadalë i përdor proteinat për t’i rritur muskujt.

Si e ruan shëndetin: Studiuesit e Loma Linda University kanë zbuluar se burrat që pinë pesë deri 8 gota ujë në ditë janë 54 për qind më pak të predispozuar të vuajnë nga arrestet kardiake krahasuar me ata që pinë dy ose më pak gota ujë në ditë.

KafjaSi i rritë muskujt: Kafeina ka efekt pozitiv në rezistencën e muskujve.

Një studim i fundit i publikuar nga Medicine and Science in Sports and Exercise, tregon se burrat që kanë pirë 2 filxhanë kafe para se të fillojnë stërvitjet ishin deri në 9 herë më rezistentë krahasuar me ata që nuk kanë pirë kafe para stërvitjeve. (Besohet se kafeina stimulon drejtpërdrejtë muskujt).

Si e ruan shëndetin: Shkencëtaret e Harvardit kanë zbuluar se ata që pinë kafe më shumë kanë deri në 30 më pak shanse të preken nga sëmundja e Parkinsonit krahasuar me ata që nuk pinë fare kafe.


Fjalet kyqe : keshilla  ushqime  formojne  muskuj  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Keksa me form lepuri
Embelsire me tameloriz
Torte me puding