8 arsyet pse na dhemb koka!
8 arsyet pse na dhemb koka!

8 arsyet pse na dhemb koka!

Kuzhint.com

Nëse keni dhembje të forta dhe të shpeshta koke, kjo vjen prej shkaqeve të ndryshme.

Ja se çfarë duhet të keni parasysh Dhembja e kokës është shumë e përhapur dhe për ta larguar jeni detyruar mbase të “vraponi” pas ilaçeve farmaceutike, në mungesë të alternativave të tjera popullore.

Pas dhembjes së kokës mund të fshihen shkaqe të ndryshme dhe në disa prej tyre është mirë që të ndërhyhet sa më shpejt.

Ja disa prej shkaktarëve të dhembjes së kokës… 1.

Sinoziti- Sinoziti është një inflamacion i sinuseve paranazale që simptomë kryesore ka dhembjen e kokës.

Për shkak të inflamacionit, mukozat bymehen dhe ato kanë tendencë të ngecin në zgavrën e hundës.

Kjo krijon një dhembje koke me shenja veçanërisht të njohura: kush vuan nga sinoziti, ndien dhembje në ballë dhe midis vetullave, por dhembja mund të përfshijë edhe sytë, kockat e nofullat.

Nëse në bazë të dhembjes së kokës qëndron sinoziti, shqetësimi manifestohet me më shumë frekuencë në mëngjes. 2.

Stresi- Një shkak shumë i përhapur i dhembjes së kokës është stresi, një problem i shoqërisë moderne.

Pasojë tipike e stresit është dhembja e kokës prej shtrëngimit të muskujve të zverkut dhe të qafës.

Në këtë rast, dhembja e kokës nuk është pulsuese, por konstante. 3.

Tretja -Nëse vuani nga mostretja e ushqimeve, me siguri keni probleme të herëpashershme edhe me dhembjen e kokës.

Stomaku dhe koka janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, ndaj duhet të tregoni kujdes. 4.

Menstruacionet- Një shkak i dhembjes së kokës te femrat është cikli menstrual.

Ka femra të cilat vuajnë nga migrena prej ciklit menstrual që dy ditë përpara fillimit të tij dhe mund të përfundojë deri në tri ditë më vonë.

Fajtorët sipas studimeve më të fundit janë progesteroni dhe prolaktina. 5.

Dhëmbët- Pas dhembjes së kokës, ndonjëherë fshihen edhe problemet dentare.

Në këtë rast, ajo mund të ndodhë konkretisht nga dhëmbët e prishur, të parregulluar mirë, të cilët mund të çojnë në kontraktimin e muskujve të qafës dhe nofullës.


Fjalet kyqe : keshilla  arsyet  dhemb  koka  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Reçelë me domate te kuqe
Revani e shijshme
Cilat jan mollat që shkaktojn vdekjen