7 arsye të forta pse duhet të konsumoni një mollë në ditë
7 arsye të forta pse duhet të konsumoni një mollë në ditë

7 arsye të forta pse duhet të konsumoni një mollë në ditë

Kuzhint.com

Nuk ka rëndësi nëse është mollë e kuqe, jeshile apo e verdhë, ju duhet ta konsumoni atë çdo ditë për të qëndruar të shëndetshëm dhe të lumtur.

Të gjithë e dinë shprehjen,

Një mollë në ditë mban doktorin larg.

Dhe në fakt, kjo është shumë e vërtetë.

Mollët janë të mbushura me vitamina dhe minerale dhe janë një burim i shkëlqyer fibrash.

Mollët janë të shijshme dhe gjenden kudo.

Nuk është e thënë t'i konsumoni gjithnjë të gjalla; mund t'i përdorni në forma të ndryshme si psh, në kek, lëng frutash, mollë të pjekura etj.

Mos i lini mollët të kalben mbi tavolinë, ja arsyet pse:

Mollët përmbajnë antioksidantë të fuqishëm

Edhe pse pjesa më e madhe e frutave dhe perimeve përmbajnë antioksidantë, mollët janë shumë të pasura me antioksidantin e fuqishëm, kuercetinë, që ndihmon në eleminimin e radikaleve të lira, duke forcuar sistemin imunitar dhe parandaluar sëmundje të ndryshme.

Konsumoni mollën tuaj çdo mëngjes, shtojani lëngut tuaj të frutave.

Mollët janë të shijshme, të shëndetshme dhe nëse përgatiten si duhet janë një snack shumë i mirë për fëmijët tuaj.

Mollët shërbejnë për shëndetin e syve

Falë nivelit të lartë të antioksidantëve, mollët mbajnë sytë tuaj të shëndetshëm, nëse konsumoni të paktën një mollë në ditë.

Mollët luajnë një rol tepër pozitiv në parandalimin e kataraktit.

Shumë studime kanë treguar se personat që konsumojnë fruta të pasura me antioskidantë, si mollët, kanë risk më të ulët për probleme me sytë.

Bëjeni zakon ngrënien e një molle në ditë, që të mos vuani nga katarakti në moshën 50 apo 60 vjeçare.

Mollët janë të pasura në fibra

Mollët janë tepër të pasura në fibra, të cilat ndihmojnë në rregullimin e sistemit të tretjes dhe mbajnë zorrët të shëndetshme.

Fibra ndihmojnë gjithashtu në frenimin e urisë, duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë, që do të thotë se një mollë është e shkëqyer në mes të vakteve dhe për rënien nga pesha.

Mbi të gjitha, fibrat tek molla ju ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit të keq, si dhe parandalojnë diarrenë dhe kapsllëkun.

Mollët ndihmojnë në detoksifikimin e mëlçisë

Mollët janë shumë të mira edhe për mëlçinë.

Disa njerëz flasin shpesh për dietat detoksifikuese, por ju nuk duhet t'i nisni ato nëse nuk konsultoheni më parë me mjekun.

Mbajtja e dietës nuk është e lehtë, por ngrënia e një mollë në ditë është e lehtë dhe kështu ju e mbani mëlçinë tuaj të shëndetshme.

Vetëm në këtë mënyrë mëlçia juaj do të jetë në gjendje të largojë toksinat e dëmshme nga organizmi.

Bëni një "smoothie" me mollë në ditë dhe do të shihni ndryshime të mëdha në organizëm dhe në lëkurën tuaj.

Molla ju mban zemrën të shëndetshme

Një nga përfitimet më të mëdha të ngrënies së një molle në ditë është se ajo ruan shëndetin e zemrës.

Fibrat tek mollët ndihmojnë në reduktimin e nivelit të kolesterolit të keq, duke reduktuar rrezikun për sëmundje zemre.

Mbi të gjitha, mollët ndihmojnë në parandalimin e ngushtimi të arterieve, duke evituar riskun e një sulmi në zemër.

A e dinit që sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes tek gratë? Konsumoni më shpesh mollë, për të qëndruar të shëndetshme dhe për të jetuar më gjatë.

Mollët përmirësojnë shëndetin gjatë ushtrimeve

Nëse doni të përmirësoni cilësinë e ushtrimeve, konsumoni mollë përpara se të nisni ushtrimet ose përpara se të shkoni në palestër.

Molla ndihmon në qarkullimin më të mire të oksigjenit në mushkëri.

Përpara vrapit shumë njerëz pijnë një gotë lëng molle dhe kanë pohuar se kjo i ndihmon shumë gjatë ushtrimeve.

Prandaj herën tjetër që shkoni në palestër, mos harroni të konsumoni një mollë ose të pini lëng molle.

Rezultati do t'ju habisë!

Molla ju ndihmon të dobësoheni

A keni dëgjuar se personat që mbajnë dietë duhet të konsumojnë vakte të vogla pra, shpesh nga pak? Një mollë në një prej ato vakteve, sidomos në mëngjes do t'ju ndihmojë shumë nëse doni të dobësoheni.

Mollët kanë pak kalori dhe ju largojnë oreksin e tepërt.

Kur ndiheni të uritur në vend që të rrëmbeni një karamele apo patatina, më mirë konsumoni një mollë.

Ndërkohë mollët nuk janë fantastike vetëm për personat që mbajnë dietë, por për të gjithë.

Ndoshta pjesa më e madhe nuk i pëlqen mollët, por nëse doni një shëndet të mirë duhet të konsumoni një mollë në ditë.

Për diabetikët sidomos mollët jeshile janë shumë të përshtatshme.

Shumë janë munduar deri tani personat që duan të mbajnë trupin në formë, për të patur një fizik pa celulit.

Mjekët-studiues thotë tani se nuk është nevoja as të mbahen dieta drastike, as të bëhet sport pambarim në palestër, e as të bëhen operacione plastike për heqje dhjami.

Mund të nisni ta zgjidhni problemin duke përdorur sa më shumë mollë jeshile në dietën tuaj.

Sigurisht, këshillohet që bashkë me to të përdoret edhe një dietë ushqimore e moderuar, jo pa kontroll.

Por, molla është baza.

Duke qënë se mollët jeshile janë shumë të lëngshme dhe acidi i tyre është "i zhytur" në lëng, ato këshillohen si ushqimi më i mirë që ndihmon në luftën kundër celulitit.


Fjalet kyqe : keshilla  arsye  forta  duhet  konsumoni  molle  dite  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Rizoto me bizele dhe karota tegatuajm.com
Embelsire me çokolate dhe ajk
 Lëngu i gjelbërt per nje shendet me te mire