6 heqës njollash të tapetit në shtëpi
6 heqës njollash të tapetit në shtëpi

6 heqës njollash të tapetit në shtëpi

Kuzhint.com

Përpara se të merrni në telefon shërbimin profesional të pastrimit që kushton, kontrolloni mirë sirtarët për këto produkte si më poshtë që ndihmojnë në heqejen e të gjithë njollave në tapet, nga vera e kuqe deri tek urina.

Nese tepija perlyhen me shminka ose me diqka tjetre merrni sperej te dritareve ajax vetem sperkatet tepija dhe pastrohet sikur ka qen me pare

Mund të duket e pamundur për të shpëtuar nga ajo njolla e kafes ose cajit në tapet, por është tepër e thjeshtë nëse i vini pak birrë sipër.

Ndoshta do t’ju duhet t’a përsërisni procesin, disa herë derisa të hiqen të gjitha njollat.

Hiqni njollat nga tapeti dhe tapiceritë duke fërkuar me sfungjur të njomë me një filxhan amoniak të pastër përzjerë me dy litër ujë ngrohtë.

Lëreni të thahet e nëse është e nevojshme përsëriteni procedurën.

I vogli juaj është penduar që derdhi padashje lëngun mbi tapet, kështuqë dhe ju hidhni pak krem rroje sipër njollës.

Thitheni njollën me një pecetë, bjerini lehtë një sfungjer të njomë, shtoni krem rroje dhe më pas pastrojeni me sfungjer të njomë të pastër.

Kremi i rrojës është shumë i mirë edhe për njollat a vajit ose yndyrës;thjesht vendosni pak krem mbi njollë, lëreni të thahet dhe fërkojeni me një pecete të njomë të butë.

Uthulla është superheroi i largimit të njollave.

Përdorni këto formula të ndryshme.

Njollat e lehta të tapetit fërkojini me një përzjrje pre 2 lugë caji kripë e tretur në 1 filxhan caji uthull e bardhë.

Lëreni përzjerjen mbi njollë të thahet dhe pastaj pastrojeni me fshesë korenti.

Për njolla më të errëta dhe më të mëdha, shtoni dy lugë gjelle boraks dhe përdoreni në të njëjtën mënyrë.

Për njollat më rezistente, bëni një pastë me një lugë gjelle uthull dhe një lugë gjellë miell misri, dhe fërkojeni mbi njollë me një pecetë të thatë.

Lëreni mbi njollë për dy ditë dhe më pas fshijeni me fshesë korenti.

Nëse ju është derdhur bojë, përdorni solucionin me 1 � lugë caji uthull, 1 � lugë caji detergjent rrobash, dhe dy filxhan ujë.

Fërkojeni në sekond përpara se të thahet njollën dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Për njollat e frutave dhe lëngjeve të tyre, përzjeni një lugë gjelle detergjent rrobash me 1 � lugë gjelle uthull dhe 2 filxhanë ujë.

Për njollat e kafes dhe të cajit, përzjeni në mënyrë të barabartë uthull të bardhë me ujë dhe fërkojeni njollën.

Soda e bukës është zgjidhja më e mirë kur vjen puna për të pastruar njolla të vjellure ose urine nga tapeti.

Pastroni njëherë ctë mundeni dhe më pas hidhni sodë buke mbi zonën me njolla dhe thajeni pjesën e tepërt me peceta të thata.

Lëreni të thahet tërësisht përpara se t’a pastroni pjesën e mbetur me fshesë korenti.

Soda e bukës do të pastrojë, disinfektojë dhe japë aromë rrëmujës së krijuar.

Mos krijoni panik nëse ju derdhet pak verë e kuqe në tapetin e bardhë.

Në momentin që vera e kuqe është ende e njomë, shtoni pak verë të bardhë për të dobësuar ngjyrën.

Më pas pastrojeni njollën me një sfungjer dhe ujë të ftohtë.

Spërkasni mbi zonë kripë dhe prisni 10 minuta.

Tani me një fshesë me korent pastroni gjithë rrëmujën që u bë.

Për njolla ushqimi me yndyrë në tapet, përzjeni në raportin 1:4 kripë me alkol dhe fërkojeni tek njolla me yndyrë, me shumë kujdes në drejtimin natyral të pushit të tapetit.

Ju ra pak kecap në tapet? Veproni shumë shpejt pasi kjo po që thahet menjëherë dhe është vështirë për tu hequr.

Spërkatni kripë, lëreni pak minuta dhe pastrojeni me fshesë korenti.

Cfarë ka mbetur fërkojeni me një sfungjer dhe vazhdoni procedurën me kripë dhe fshesë korenti derisa njolla të jetë larguar tërësisht.


Fjalet kyqe : keshilla  heqes  njollash  tapetit  shtepi  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pogaqe
KEK ME PORTOKALL
Supë me patate dhe spinaq