10 ushqime që nuk duhen vendosur në frigorifer
10 ushqime që nuk duhen vendosur në frigorifer

10 ushqime që nuk duhen vendosur në frigorifer

Kuzhint.com

Me ardhjen e verës dhe rritjen e temperaturave, frigoriferi është pajisja shtëpiake më e dashur për të mbajtur të freskëta apo të ngrira disa ushqime.

Por jo të gjitha ushqimet duhet të vendosën në frigorifer.

Disa prej tyre e kanë “armik”.

Ja dhjetë ushqimet që nuk duhen vendosur në frigorifer:

Qepa : Lagështia e frigoriferit i bën ato të buta dhe të mykura.

Mbajini qepët në vend të freskët e të thatë.

Por mos i vendosni afër patateve.

Nëse i lini bashkë ato do të prishen më shpejt.

Të lësh kokrrën e kafesë apo vetë kafenë në frigorifer, humbet shijen, madje mund të marrë dhe erërat e ushqimeve të tjera.

Një pjesë të madhe të saj vendoseni në ngrirje, ndërsa një pjesë të vogël në një vend të freskët e të errët.

Vaji i ullirit : Vendosja e tij në frigorifer do ta kondensojë dhe do ta bëjë më të trashë, pak a shumë si gjalpë.

Patatet : Nëse i mban patatet në frigorifer, ato do të bëhen të ëmbla dhe të ashpra.

Kjo pasi temperatura e ftohtë e kthen niseshten në sheqer shumë shpejt.

Do të ishte më mirë t'i mbani ato në një çantë letre në një vend të freskët, por jo të ftohtë.

Domatet : Domatet e humbin të gjithë shijen e tyre në frigorifer, pasi ajri i ftohtë ndalon procesin e pjekjes.

Gjithashtu, ruajtja në frigorifer u ndryshon dhe shijen.

Borziloku : Borzilokun duhet ta mbani në një gotë me ujë të freskët, njësoj si lulet.

Në frigorifer ajo do të prishet shumë shpejt dhe do të marrë erën e ushqimeve të tjera.

Mjalti : Mjalti do të qëndrojë i mirë përgjithmonë, nëse e mbani të mbyllur hermetikisht në temperaturë dhome.

HudhraNëse e vendosni në frigorifer ajo do të fillojë të hapet dhe të do të forcohet.

Për të shmangur prishjen dhe mykjen e tyre duhet t’i ruani në vend të thatë dhe të freskët.

Buka : Frigoriferi do e thajë shumë shpejt bukën.

Megjithatë, përjashtim kanë rastet kur buka është në feta dhe keni në plan ta përdorni në ditët e ardhshme.

Avokado : Keni parë një avokado të piqet? Mos i vendosni ato në frigorifer.

Megjithatë, pasi janë pjekur dhe nuk do t'i përdorni të gjitha, mund t’i vendosni në frigorifer.


Fjalet kyqe : keshilla  ushqime  duhen  vendosur  frigorifer  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

 Gjoks pule me spinaq dhe makarona
Torte me krem vanilje
Tortë me lajthi